Gjergj Vyshka 25.01.2015 13:15
“Për mua përballja me Korabin ka qenë prova e së vërtetës, sepse e kam krijuar tashmë idenë për lojtarët të cilët do të përballojnë kampionatin, apo dhe do të luajnë titullar në formacion kamzali”, – ka deklaruar trajneri i periferikëve të kryeqytetit, Ylber Zani.
“Jo vetëm ata që kanë luajtur në 11-shin e parë, por dhe të ardhur si Paplekaj, apo Patushi, i cili shënon përsëri në miqësore, janë lojtarë që do t’i shërbejnë qëllimit të Kamzës, që është mbijetesa”, – ka vijuar Zani. – Më duhet të them që për mua rezultati nuk ka rëndësi.”
“Komplimentet e mia Korabit për skuadrën që ka ndërtuar dhe për mënyrën se si luan, – ka theksuar shkodrani i stolit të Kamzës. – Janë të gjithë futbollistë nga Tirana, apo lojtarë që e kanë ndjerë peshën e Kategorisë së Parë.”
“E si të tillë do të dinë ta ngrenë lart Korabit. Nuk dua të flas dhe të vendos në peshore, Korabi apo Gramshi, – ka pohuar ai. – Por Korabi, dhe meriton fjalët më të mira dhe presidenti Mziu, është një skuadër për t’u pasur shembull.”
“Ne mund të luajmë dhe një ndeshje miqësore, por siç thash tashmë e di se si dhe kush duhet të luajnë”, – ka përfunduar trajneri i Kamzës, Ylber Zani