AlbanianSport.com 16.01.2015 09:45
ASNN – Sot në mesditë, në stadiumin e vet, Kamza do të luajë miqësoren e tretë të periudhës përgatitore dimërore.
Pasi ka humbur të shtunën e kaluar ndaj Laçit, por dhe pasi ka barazuar me Dinamon në fushën e kësaj të fundit, skuadra e drejtuar nga Ylber Zani ka zgjedhur kryesuesit e grupit të Jugut në Kategorinë e Dytë, Gramshin.
Qëllimi i kësaj miqësoreje, të paktën edhe sipas trajnerit Zani, do të jetë konsolidimi i lojtarëve të ardhur me grupin aktual të futbollistëve.
Nuk duhet harruar që Kamza është për mbijetesë në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.