AlbanianSport.com 30/03/2019 15:15
ASNN – Në kuadër të javës së 18-të të Superligës në Kampionatin elitar të basketbollit të meshkujve, të premten u luajt ndeshja Kamza Basket-Vllaznia, e cila rezultoi një triumf i madh për kamzalinjtë, të cilët fituan me rezultatin e thellë 108-92. Ishte një prej fitoreve më të thella të Kamzës në këtë sezon dhe njëherësh e para dhe e vetmja me tri shifra.
Dominimi i Kamzës në këtë ndeshje nuk mund të vihet në diskutim. Ajo e interpretoi ndeshjen me mjaft zgjuarsi dhe ia doli në fund të përmbysë Vllazninë, të cilën e zbriti në vend të fundit dhe duke u ngjitur vetë në vend të parafundit. të katër 10-minutëshat floën për shtatlartët e Kamzës, dhe këto pjesë përfunduan me shifrat 26-21, 25-25, 23-20, 34-26. Kjo fitore ka bërë që Vllaznia të ekspozohet nga rënia një kategori më poshtë.
Për të evituar rënien nga kategoria, shkodranët kanë bërë kërkesë në Federatën Shqiptare të Basketbollit që të ndryshojë formula e garës, nga 6 skuadra të bëhet me 8 ekipe, ku në kërkesë saktësohet që përveç 6 skuadrave të tanishme garës t’i ngjiten edhe dy ekipe nga një kategori më poshtë. Kërkesën e ka firmosur presidenti i shoqatës së klubit të basketbollit të Vllaznisë, Alban Xhaferri, i cili i është adresuar sekretarit të FSHB-së, Korab Llazani. Nuk dihet nëse kryesia e koshit do të mblidhet për ta diskutuar këtë kërkesë, por nëse klubet e tjera bien dakord dhe nëse kërkesa është e justifikuar me argumente sportive, atëherë edhe mund të realizohet.