Gjergj Vyshka 30.12.2014 07:55
Isidor Doko është gati për të nisur më 5 janar një provë tek Kamza e Kategorisë së Parë. Qendrëmbrojtësi fierak, i cili ka gati tre muaj që nuk luan për shkak të studimeve të larta, është i datëlindjes 16 maj 1994 dhe ka një gjatësi 1.90 metra i gjatë. Në fakt është zbuluar si një talent i tillë, kuptohet nëpërmjet bisedave miqësore, nga trajneri i të rinjve të Teutës, italiani Xhino Gargano. Madje ditët e fundit Doko ka bërë dhe një testim në Pezë-Helmës, atje ku gjendet Akademia e Futbollit “Internacional”, që në fakt ka dhe një skuadër në Kategorinë e Tretë.
Dhe gjendja e tij e mirë, ndërsa edhe pse nuk ka luajtur e ka ruajtur formën e mirë sportive, të bën të besosh se është dhe për kategori më të larta seç në fakt ndodhet Internacionali. Ndaj është parë si opsion Kamza e Kategorisë së Parë në grupin e Veriut, ndërsa trajneri i periferikëve të kryeqytetit, Ylber Zani, edhe duke qenë se është koha e lëvizjeve të futbollistëve në tregun dimëror, ka pranuar ta provojë dhe ta shikojë më konkretisht.
Ajo që duhet pranuar është se Kamza ka vuajtur në qendrën e mbrojtjes, atje ku dhe në ndeshjen e 17 dhjetorit ndaj Tërbunit, shkodrani i pankinës së periferikëve të kryeqytetit është detyruar që të arnojë duke kthyer në mbrojtës Rezart Mahon. Ndaj Doko mund të jetë një mundësi e mirë për një qendërmbrojtës i Kamzës, kuptohet për një mundësi më të mirë pas gjashtë muajsh. Ajo që duhet pranuar është se futbollisti i dalë nga skuadrat e moshave të Apolonisë, gjithnjë sipas informacioneve që vijnë, ka qenë i pëlqyer dhe nga ish-trajneri i të rriturve Elidon Demiraj.
Shkaku i studimeve të larta e ka mbajtur larg fushave të blerta Dokon, që tashmë edhe duke u gjendur në kryeqytet duket se do ta ketë një mundësi të mirë Kamzën për të gjetur përsëri veten në lojën e tij shumë të dëshiruar futbollin.