Nderim Goci (Krujë) 30.11.2014 15:15
ASNN – Skuadra e Kamzës, rikthehet te fitorja, pas pesë javësh mungesë. Ka qenë ndeshja ndaj fqinjëve ndaj Kastriotit, kur kamzalinjtë fitonin me rezultatin e ngushtë 1-0. Fitorja e djeshme ka patur të veçantën e saj, pasi ajo është arritur nën drejtimin e trajnerit të njohur, Ylber Zani. Një ndeshje kjo që i ka patur të gjitha, lojën e bukur dhe golat e shënuar. Një fitore e arritur në momentin dhe kohën e duhur. Fillimi ka qenë i bukur për skuadrën e Zanit pasi qysh në minutën e parë e sheh veten në epërsi, kur Blloku ka futur një top mjaft të saktë për Olatunjin dhe ky i fundit nuk ka falur duke shënuar për skuadrën e tij, dhe 1-0 për formacioni vendas.
Me shënimin e golit të parë loja merr tjetër ritëm, si për vendasit, ashtu dhe për miqtë. Por ajo që duhet pranuar është se vendasit janë jo vetëm të motivuar, por janë edhe më superiorë ndaj miqve. Nga ana e tyre, formacioni i Gjonit jo vetëm mbrohet mirë, por në momentet e caktuara shfaqet rrezikshëm para portës vendase, por pa rezultat konkret. Me gjithë volumin e krijuar nga ana e vendasve, rezultat mbeti i pandryshuar. Krijohen raste për shënim, por sulmuesit janë të pasaktë në momentet e finalizimit. Pjesa e dytë e ndeshjes është mjaft e mirë për skuadrën e Kamzës, e cila e zhvendos lojën në gjysmëfushën e miqve.
Për ndërhyrje të ashpra ndaj njëri-tjetrit, gjyqtari i ndeshjes, Stolaj, shpesh detyrohej të këshillonte lojtarët, madje dhe nuk ka kursyer dhe nxjerrjen e kartonëve të verdhë. Me kalimin e minutave ndeshja fiton tjetër ritëm dhe falë këmbënguljes, vendasit shënojnë dhe dy gola të tjerë, që kanë për autor Olatunjin, që në minutën e 80-të siglon golin e tij të dytë në këtë ndeshje, dhe Kolecit, 5 minuta më pas. Golat e shënuar kanë patur shërbimet e sakta të të riut Zuna, që me paraqitjen e tij në këtë ndeshje meritoi dhe duartrokitjet e të pranishmëve. Në fund miqtë do të shënojnë golin e nderit me anë të Myftarajt. Përfundmisht, një fitore e merituar e skuadrës së Kamzës.
Kamza – Burreli 3-1
Shënues: Olatunji 1’, 80’, Koleci 85’ / Myftaraj 90’+1
Kamza: Sejdini, Ibrahimllari (Lala 31’), Nino, Lame, Gjonaj, Zuna, Koleci (Ahmetaj 88’), Olatunji, Xhemalaj (Abazaj 90’), Blloku, Udoh. Trajner: Y. Zani.
Burreli: Xhixha, Mellugja, Mata, Kaloshi, Met’hasani, Myftaraj, Rrapo, Çezar, Bruka (Hyseni 46’), Pirani (Markaj 70’), Dos Santos (Salaj 82’). Trajner: V. Gjoni.
Kartonë të verdhë: Ibrahimllari, Lame, Zuna / Pirani, Rrapo, Kaloshi, Markaj, Mata
Gjyqtarë: A. Stolaj, A. Bixhi, R. Zajmi, G. Velçani (Tirana)
Delegat: Agim Mone (Tiranë)
Vëzhgues: Mëhill Shkëmbi (Shkodra)