Nderim Goci (Krujë) 18.10.2014 08:05
Ka optimizëm në radhët e futbollistëve kamzalinj, të cilët kërkojnë që në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, të marrin tre pikët e para të edicionit të ri. Psikozën e krijuar në skuadër e përforcon dhe një nga lojtarët më të mirë ë formacionit kamzali, njëkohësisht dhe golshënuesi me i mirë i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Albi Blloku, ku mes të tjerash për AlbanianSport.com do të shprehej se: “Ndeshjen ndaj Kastriotit e kemi vlerësuar në të gjitha parametrat. Kam mendimin se do të jetë një ndeshje luftarake.”
“Ne jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen dhe kam besim se do ta arrijmë një gjë të tillë, pasi për ne do të jetë dhe 3-pikëshi i parë” do të shprehej kryegolshënuesi, Blloku, që ka disa sezone që mbron ngjyrat e skuadrës së Kamzës. Ndërkohë sipas trajnerit Fatjon Tafaj mësojmë se gjendja e Mahos dhe edhe e Bllokut është përmirësuar dhe pritet që ata ta nisin që nga minuat e parë e ndeshjes. Por në dyshim, sipas numrit një të pankinës së Kamzës,vazhdojnë të jenë Feliks, Nino dhe Olatunji. Siç pohon trajneri/lojtar do të pritet e shtuna nëse këta të 3 nëse do të jenë të gatshëm për të luajtur, ose do të ndjekin ndeshjen nga pankina.
Ndeshjen e ditës së sotme ka të ngjarë ta ndjekin dhe një numër sportdashës vendas, të cilët do të kenë mundësinë ta shohin për të parën herë të shohin skuadrën e tyre në kampionat. Përballjen e javës së parë me Veleçikun, skuadra e Kamzës e humbi ndeshjen në tavolinë për mosshlyrje të detyrimeve.
Ja formacioni i mundshëm:
Kamza: Sejdini, Brahimi, Tafaj, Ibrahimllari, Gjonaj, Koleci, Keta, Zuna, Xhemalaj, Blloku, Maho. Trajner/lojtar: Fatjon Tafaj