AlbanianSport.com 11/01/2017 11:35
ASNN – Është Kamza Basket ajo që kryeson me pikë të plotë pas tre javësh të këtij sezoni të Kampionatit Kombëtar i Basketbollit për Të Rinj. Madje kamzalinjtë e kanë quajtur një “perlë” fitoren e djeshme ndaj Pogradecit, 121-56. Për skuadrën e trajnerit Gledis Muhametajt kanë munguar për arsye shëndetësore Akil Kotarja, Rei Çapari, Ardit Elezi.
“Por këtu mungesa, – shpjegojnë kamzalinjtë, – nuk përbëjnë problem, sepse të gjithë çunat e ekipit luajtën në mënyrë të barabartë. E ardhmja është e sigurt”. Ndërkaq po në grupin A, Skënderbeu ka ruajtur hapat e kreut, ndërsa ka mundur Teutën, kurse Real Basket ka fituar në transfertë mes Marsi Basket.
Në grupin B është Tirana që kryeson me pikë të plota, ndërsa bardheblutë e trajnerit Melzin Lazimi kanë fituar ndaj Goga Basket, 75-57. Pas Tiranës janë 3 skuadra me një pikë më pak. Vllaznia ka mundur “Qazim Turdiun”, që ende nuk duket se po hyn në ritmin e këtij kampionati, Superiori ka thyer Partizanin, atje ku të kuqtë jo pak kanë pasur kundërshtime për gjyqtarët, ndërsa Elbasani ka mposhtur Apoloninë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinj
Grupi A
Java e 3-të
(21 janar 2018)
Marsi Basket – Real Basket 41-64
Kamza Basket – Pogradeci 121-56
Skënderbeu – Teuta 69-44
Invaders pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 3 3 0 289-131 6
- Skënderbeu 2 2 0 140-103 4
- Invaders 2 2 0 106-95 4
- Real Basket 3 1 2 143-169 4
- Marsi Basket 3 1 2 164-201 4
- Pogradeci 3 0 3 163-246 3
- Teuta 2 0 2 89-149 2
Grupi B
Java e 3-të
(21 janar 2018)
Qazim Turdiu – Vllaznia 36-82
Goga Basket – Tirana 57-75
Partizani – Superior Klima 50-61
Elbasani – Apolonia 63-52
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 3 3 0 208-171 6
- Vllaznia 3 2 1 181-129 5
- Superior 3 2 1 202-183 5
- Elbasani 3 2 1 180-181 5
- Partizani 3 1 2 149-146 4
- Apolonia 3 1 2 190-199 4
- Goga Basket 3 1 2 193-216 4
8. Qazim Turdiu 3 0 3 125-205 3