AlbanianSport.com 27.03.2016 08:55
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 15-të dhe Kamza Basket ka korrur fitoren e 13-të, duke triumfuar 68-64 në Durrës ndaj Teutës vendase, në një ndeshje që është ndjekur nga presidenti i FIBA Evropës, Turgai Demirel, që ishte i shoqëruar nga presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani.
Ndërkohë, me fitoren e arritur në fushë të huaj ndaj Tiranës, Vllaznia duket se ka marrë rrugën e kthesës për mirë. Djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj kanë marrë një tjetër fitore dje, duke e mundur Flamurtarin shifrat 78-55 dhe duke ruajtur vendin e dytë të renditjes, me 27 pikë. Ndërkaq, Partizani dje ka qenë në gjendjen më të katastrofike të mundshme, teksa Tirana ka fituar 101-50 në derbin e kryeqytetit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 15-të
(26 mars 2016)
Teuta – Kamza Basket 64-68
Vllaznia – Flamurtari 78-55
Partizani – Tirana 50-101
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 15 13 2 1096-886 28
- Vllaznia 15 12 3 1057-913 27
- Tirana 15 11 4 1148-965 26
- Teuta 15 6 9 1110-1078 21
- Flamurtari 15 3 12 921-1186 18
- Partizani 15 0 15 887-1091 15