AlbanianSport.com 14.04.2015 14:40
ASNN – Çifti tjetër gjysmëfinal i Kampionatit Kombëtar i Basketbollit për Femra ka nevojë për një ndeshje shtesë, pasi Kamza Basket ka treguar se ajo humbje minimale në shtesë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë ka qenë aksidentale, duke fituar bindshëm dhe thellësisht në Bathore ndaj shkodranëve dhe duke e barazuar rezultatin e sfidës.
Kështu, Kamza Basket ka shtyrë festën e kampionëve duke e çuar me ndeshje të tretë, që do të luhet më 18 prill 2015. Një Kamza Basket e papërmbajtur shkërmoq kampionët ndoshta edhe me diferencë të paparashikueshme, +41 pikë, duke treguar se skuadra e trajnerit Adem Muhametaj është një kandidate serioze për titull.
Në fakt, vendësit shkëputen menjëherë 11-0. Më pas për shkodranët mendon Buker që shënon 2 pikët e para. Skuadra e Kamza Basket luan mjaft bukur, aty ku dallohet Shestani që arrin të shënojë 9 pikë në këtë pjesë dhe duke e mbyllur atë me fitoren e thellë 23-11 (+12). Të dytën e nis përsëri Shestani me një trepikësh.
Por më bukur luan Hamati dhe Faslija, që duken në një formë të shkëlqyer. Hog, edhe pse është mjaft aktiv te shkodranët, në gjuajtje nuk ka dorë dhe nuk shënon asnjë pikë në 4 gjuajtje radhazi. Te shkodranët është Eni Llazani që organizon bukur të tijtë dhe së bashku Fasllijën shënojnë më shumë pikë.
Megjithatë, kjo pjesdë është mjaft e ekuilibruar, 20-20. Në gjysmën e dytë, është pjesa e tretë që do të jetë fatale për shkodranët, që do të thotë dorëzim total. Vendësit e thellojnë në +30 diferencën. Për herë të parë kur arrihet kjo diferencë pikësh, trajneri shkodran, Bledar Gjeçaj, hedh në fushë edhe Nikolin Arrën, por që mbulohet mjaft mirë nga Ndreko.
Në fund, perioda u ka buzëqeshur thellësisht vendësve, të cilët e fitojnë 27-6. Në pjesën e fundit, skuadrat vijnë me një epërsi +33 pikë, çka ndikon direkt në moralin e shkodranëve. Madje, Vllaznia braktiset edhe nga ana e tifozëve të saj që ishin rreth 50 vetë. Ata janë larguar në fundin e pjesës së tretë.
Në pjesën e fundit, luhet vetëm për të mbyllur kohën e lojës sepse skuadra shkodrane është dorëzuar. Kështu, edhe pjesën e fundit kamzalinjtë e kanë fituar 18-10 dhe të gjithë takimin 88-47. Pikëshënuesi më i mirë për Kamza Basket ishte Daliu me 28 pikë, ndërsa për miqtë Hog me 11 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”-it
Gjysmëfinalet:
Ndeshja e parë
(10 prill 2015)
Të premten:
Tirana – Partizani 103-66 (1-0)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Vllaznia – Kamza Basket 79-77 (+5’) (1-0)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Ndeshja e dytë
(14 prill 2015)
Të martën:
Partizani – Tirana 44-80 (0-2)
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Kamza Basket – Vllaznia 88-47 (1-1)
Salla Sportive, Bathore
Ndeshja e 3-të*
(18 prill 2015)
Të shtunën:
Vllaznia – Kamza Basket (19:00)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
* Nëse do të ishte e nevojshme.