Gjergj Vyshka 03.12.2016 13:25
Ndeshja Kamza Basket-Apolonia, e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë të Kamoionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, ka nisur me gati 15 minutë vonesë, sepse fieraket janë vonuar për shkak të trafikut në rrethrrotullimin e ish-“Casa Italia”-s në Tiranë.
Përtej kësaj ndeshjes i ka munguar vëzhguesi i gjyqtarëve, quajtur ndryshe komisari i takimit. E ndërkohë një ndeshje që nuk ka pasur shumë faulle, por vetëm topa të diskutueshëm, ka përfunduar për gati një orë, ndërsa cilësia e paraqitur ka lënë shumë për të dëshiruar.
Përtej talenteve që kanë skuadrat në brendësi të tyre. Një ndeshje që ishte “gjynah” që kishte në gjykim ndërkombëtarin Ervin Koçi dhe kandidatin për ndërkombëtar Marli Kasëmi, kur mund të ishte fare mirë një provë për ata që sapo e kanë nisur gjykimin. E megjithatë, ky është basketbolli i femrave në Shqipëri…
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(2-3 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Apolonia 47-88
Të shtunën:
Elbasani – Studenti ora 14:00
Vllaznia – Skënderbeu ora 16:00
Goga Basket – Tirana ora 17:00
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 5 5 0 370-292 10
- Goga Basket 4 4 0 368-210 8
- Tirana 4 4 0 299-223 8
- Vllaznia 5 2 3 330-314 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Elbasani 4 2 2 303-267 6
- Studenti 4 2 2 231-237 6
- Kamza Basket 6 0 6 326-551 6
- Skënderbeu 4 1 3 243-271 5