Gjergj Vyshka 10.02.2015 19:40
Sipas lajmërimit që ka bërë në faqen e saj në rrjetin social, “Facebook”, Federata Shqiptare e Motorëve do të bëjë të premten prezantimin e kalendarit sportiv të vitit 2015.
Është fjala për të dhënë detaje për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar, të Kupës së Shqipërisë dhe të gjitha veprimtarive të tjera kombëtare. Jo vetëm kaq, por gjatë prezantimit të kalendarit sportiv të këtij viti, anëtarët e Federatës Shqiptare të Motorëve do të njihen dhe sistemin e licencimit, disiplinat sportive, rregulloret, kategoritë e konkurrimit, siguracionet sportive, etj.
Gjithçka do të bëhet në mjediset e “Tirana Ekspo Center”, kurse kështu Federata e Motorëve, e njohur tashmë dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, është gati për nisjen e veprimtarive për vitin 2015.