AlbanianSport.com 21.10.2014 17:05
ASNN – Tërbuni dhe Besëlidhja, e cila do të jetë dhe ndeshja kryesore e Grupit të Veriut, duket se është dhe një përballje mes lezhjanëve. Besëlidhja do të kërkojë fitoren për të mbajtur kreun, por dhe Tërbuni të njëjtën gjë për t’u rikonfirmuar si pretendente për në Superiore.
Do të jetë dhe një përballjes mes tifozerive, “Shqiponjat e Veriut” në një krah dhe “Dragonjtë” e Lezhës në krahun tjetër. Për gazetat sportive të ditës, ka folur Jurgen Kullin, i cili luan për Tërbunin. Jurgeni ka luajtur jo vetëm me skuadrat e moshave të Besëlidhjes, por dhe me ekipin e parë.
“Kam qenë i dëmtuar, – ka rrëfyer lezhjani i Tërbunit. – Tani ndihem më mirë dhe do të jem në fushë që në ndeshjen e kthimit të Kupës me Tomorin. Natyrisht është bukur të luash kundër ish-shokëve tuaj. Por meqë luaj me Tërbunin, tani dua që të fitojë skuadra ime në Pukë.”
“Sigurisht një fitore do të na gëzonte shumë dhe do të na bënte pretendent për në Superiore”, – ka përfunduar futbollisti i Tërbunit, Jurgen Kulli.