Jurgen Klop trondit Borusian e Dortmundit, largohet në fund të sezonit

Share Button

Jurgen-Klop

AlbanianSport.com 14.04.2015 19:00

ASNN – Njëri nga trajnerët më të suksesshëm të momentit në Evropë, gjermani Jurgen Klop, ka deklaruar sot se do të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës së Borusias së Dortmundit në fund të këtij sezoni. 47-vjeçari i ka parashtruar kërkesën klubit të tij që ta prishë kontratën aktuale midis të dy palëve, kontratë që skadonte në 2018-n.

“Nuk jam i lodhur, nuk kam patur asnjë kontakt me ndonjë klub tjetër dhe as nuk kam ndërmend të bëj një vit pushim”, – deklaroi ai, duke nënkuptuar se, për të, thjesht kishte ardhur koha të largohej nga Borusia e Dortmundit.

Klopi e ka drejtuar Borusian e Dortmundit që nga 2008-ta, duke e udhëhequr këtë skuadër drejt dy titujsh “kampion” në Bundesligë, si dhe deri në finalen e Ligës së Kampioneve në 2013-tën, ku u mund nga Bajerni i Mynihut.

Por aktualisht, Dortmundi është plot 37 pikë pas kryesueses dhe rivales bavareze. Sipas mediave gjermane, destinacioni i mundshëm për të ardhmen e trajnerit është Premier Liga Angleze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh