AlbanianSport.com 02.06.2015 13:30
ASNN – Trajneri Jurgen Klop përfundimisht ka vendosur për të ardhmen e tij. Ish-trajneri i Borusias së Dortmundit ka marrë vendim që, për një vit, të pushojë nga detyra e tij. Klopi ka vendosur që, një vit ti përkushtohet familjes sepse e ndjen nevojën për pushim.
“Pas një pune të gjatë dhe me plot emocione, unë kam vendosur që t’i jap vetes një pushim, – ka deklaruar ai. – Për një vit do të pushoj nga çfarëdolloj detyre në profesionin
tim. Kam nevojë të jem pranë familjes dhe të i përkushtohem më shumë gruas sime. Vendimin për të ardhmen time do ta marr vitin që vjen.”
Më herët u përfol se trajneri gjerman që drejtoi Borusian e Dortmundit për shtatë vjet me radhë, do të drejtonte Liverpulin në kampionatin anglez, por ishte vetë Klopi ai që u dha përgjigje dilemave dhe hamendësimeve rreth të ardhmes së tij.