AlbanianSport.com 02.10.2016 07:00
ASNN – Pas meshkujve, gara ka nisur të shtunën edhe tek femrat në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, duke premtuar rivalitet, pasi, nëse dy prej takimeve janë mbyllur në 3 sete, dy të tjerët kanë patur nevojë për 5 sete për të përcaktuar ekipin fitues.
Kampionia në fuqi dhe fituesja e freskët e Kupës së FSHV-së, Barleti Volej, e ka fituar ndeshjen e parë të kampionatit me Lushnjën, por nuk është se ka bindur me paraqitjen e saj.
Ka qenë bindëse vetëm në setin e dytë, ndërsa në dy të tjerët fort e diskutueshme. Lushnja, e ardhur nga grupi A2, duke pasur edhe përvojën e Jola Gjermenit, por dhe të Xhyliut e Llupos, apo dhe të tjera, mund të kishte bërë edhe surprizën.
Po në 3 sete ka fituar edhe Partizani, që e ka mundur lehtësisht Elbasanin në fushën e kësaj të fundit, në një sfidë që ka folur nga fillimi deri në fund për skuadrën e Roland Tarjes.
Ndërkohë, Skënderbeu, që sezonin e kaluar në volejboll për femra e mbylli në vendin e tretë, këtë sezon duket se e ka të vështirë të rivalizojë. Sepse nuk e ka grupin e vitit të kaluar dhe me tre largime, ndërsa mosha mesatare e skuadrës është shumë e re.
Dhe, për rrjedhojë, Vllaznia ka bërë surprizën e parë kur ka fituar dje në Korçë 2-3, në një ndeshje që ka zgjatur për mëse dy orë. E njëjta tablo ka qenë edhe në Durrës, ku Teuta vendase ka triumfuar në 5 sete ndaj Tiranës.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e parë
(1 tetor 2016)
Të shtunën:
Skënderbeu – Vllaznia 2-3
Teuta – Tirana 3-2
Elbasani – Partizani 0-3
Barleti Volej – Lushnja 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 1 1 0 3-0 3
- Partizani 1 1 0 3-0 3
- Teuta 1 1 0 3-2 2
- Vllaznia 1 1 0 3-2 2
- Skënderbeu 1 0 1 2-3 1
- Tirana 1 0 1 2-3 1
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Lushnja 0 1 0-3 0