AlbanianSport.com 08.11.2016 10:15
ASNN – Është luajtur dje java e dytë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, e cila ka sjellë shkëputjen e Tiranës, që me fitoren e arritur dje në Korçë ndaj Skënderbeut vendës ngjitet në krye të renditjes, me 6 pikë të plota.
Bardheblutë janë skuadra e vetme pas dy javësh me dy fitore, duke konfirmuar pretendimet e tyre në kampionat. Por duhet theksuar se Tirana ka luajtur një ndeshje më tepër sesa kampionia në fuqi, Studenti, dhe surpriza e këtyre dy sezoneve të fundit, Farka Voleji.
Pas javës së parë, që e kishte pushim, sukses ka arritur dje në premierën e kampionatit edhe Studenti, duke mundur 3-0 Teutën. Ndryshe nga përballja në finalen e Kupës së FSHV-së, këtë herë kryeqytetasit patën një epërsi të dukshme, duke e dominuar ndeshjen dhe fituan me meritë.
Fitorja e parë në kampionat erdhi edhe për Vllazninë, që mundi 3-1 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, në një ndeshje ku shkodranët u treguan më të saktë në lojën e tyre, edhe pse elbasanasit bënë të pamundurën për të dalë të fituar. Vllaznia fiton, duke i merituar tri pikët e para në kampionat.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e dytë
(7 nëntor 2015)
Elbasani – Vllaznia 1-3
Skënderbeu – Tirana 1-3
Studenti – Teuta 3-0
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-1 6
- Farka Volej 1 1 0 3-0 3
- Studenti 1 1 0 3-0 3
- Teuta 2 1 1 3-3 3
- Vllaznia 2 1 1 3-4 3
- Elbasani 2 0 2 1-6 0
- Skënderbeu 2 0 2 1-6 0