AlbanianSport.com 11/11/2018 16:35
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë e ka shtrirë në 3 ditë javën e tij të 9-të në të dy grupet. Në grupin B, apo grupit të Jugut të Kategorisë së Parë të shtunën është luajtur ndeshja e parafundit e javës dhe Egnatia e Rrogozhinës ka marrë një fitore minimale në sekondat e fundit në Fier përballë Apolonisë, në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
3 nga ndeshjet javës së 9-të të këtij grupi janë luajtur janë luajtur të shtunën dhe Bylisi u ndal në shtëpi në shifrat 2-2 nga Oriku, në një tjetër takim të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërkaq, Besa nuk fali ndaj Turbinës, dhe fitoi në Cërrik me shifrat 2-0, por edhe Lushnja dha një rezultat surprizë, duke mundur 1-0 Pogradecin. Në Grupin A, apo grupin e Veriut, e shtuna ka dhuruar rezultate interesante.
dhe Dinamo ka arritur të fitoi në fushë të huaj përballë Burrelit, kurse Besëlidhja ka pësuar një humbje 1-2 në Peshkopi përballë Korabit. Erzeni ka përmbysur Vorën në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 1-3, kurse fitore bindëse korri edhe Shënkolli përballë Veleçikut. Takimi i fundit i këtij grupi, ai midis Ilirisë së Fushë-Krujës dhe Vllaznisë, i vlefshëm për grupin A, do të luhet ditën e hënë dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Po të hënën mbyllet gjithçka, me Elbasanin që pret Tomorin, në takimin e fundit të grupit A.