Java e 9-të, e shtrirë në 3 ditë, e shtuna dhuron të papritura, Bylisi, hap fals

Share Button

AlbanianSport.com 10/11/2018 16:15

ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë e ka shtrirë në 3 ditë javën e tij të 9-të në të dy grupet dhe, në Grupin A, apo grupin e Veriut, Dinamo është rikthyer tek fitorja, ndërsa Erzeni ka përmbys Vorën në fushën e kësaj të fundit.

E shtuna ka dhuruar rezultate interesante dhe Dinamo ka arritur të fitoi në fushë të huaj përballë Burrelit, me një gol të Çelikut 7 minuta para fundit të kohës së rregullt. Besëlidhja ka pësuar një humbje përballë Korabit, 2-1, çka bën që të largohet nga vendi i dytë.

Erzeni ka përmbysur Vorën në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 1-3, teksa ishin vendasit që kryesuan brenda 20 minutave të para. Fitore të lehtë korri edhe Shënkolli përballë Veleçikut. Kujtojmë se takimi mes Ilirisë së Fushë-Krujës dhe Vllaznisë, i vlefshëm për grupin A, do të luhet ditën e hënë.

Ndërkohë, janë luajtur 3 nga ndeshjet javës së 9-të të grupit B, apo grupit të Jugut të Kategorisë së Parë. Bylisi u ndal në shtëpi në shifrat 2-2 nga Oriku, duke bërë kështu një hap fals, e duke iu shkëputur kreut të klasifikimit. Ballshiotët shënuan shpejt dy herë, në minutat 2 dhe 14, dhe gjithçka u duk se do të ishte e lehtë për vendasit.

Por, pak para se të mbyllej pjesa e parë, miqtë nga Orikumi shkurtojnë largësinë e golave me një 11-metërsh të saktë, ndërsa që portieri Bytyçi doli nga loja me karton të kuq. Në të 75-tën, Bocaj gjeti golin e barazimit për Orikumin, duke i marrë kështu një pikë në shtëpi Bylisit.

Besa nuk fali ndaj Turbinës, ku në Cërrik fitoi me shifrat 0-2, falë golave të Çekiçit, sulmuesit të kavajasve që vulosi 3 pikët për ekipin e trajnerit Gentian Begeja. Ndërkohë, edhe Lushnja dha një rezultat surprizë, duke mundur 1-0 Pogradecin, me gol të kapitenit Sefa në minutën e 34-t.

Ndërkohë, të shtunën do të zhvillohet ndeshja e Apolonisë ndaj Egnatias, ndërsa të hënën mbyllet gjithçka, me Elbasanin që pret Tomorin.

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Të shtunën:

Shënkolli – Veleçiku                                    3-0

Vora – Erzeni                                     1-3

Korabi – Besëlidhja                          2-1

Burreli – Dinamo                               0-1

 

Të hënën:

Iliria Fushë-Krujë – Vllaznia                       (14:00)

 

Grupi B

 

Të shtunën:

Turbina – Besa                      0-2

Bylis – Oriku                          2-2

Lushnja – Pogradeci                        1-0

 

Të dielën:

Apolonia – Egnatia               (14:00)

 

Të hënën:

Elbasani – Tomori                 (14:00)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh