AlbanianSport.com 08.11.2016 08:55
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra ka luajtur dje 3 takimet e tjera të javës së 6-të të saj, duke rikonfirmuar Flamurtarin si kryesuesen e shkëputur, por, si asnjëherë më parë këtë sezon, edhe Goga Basketin si sfidante kryesore të vlonjateve.
Ndërkohë që skuadra e trajnerit Viron Toska, kampione në fuqi, ka bërë detyrën në shtëpi, duke mundur Vllazninë. Pavarësisht dëshirës së mirë të shkodraneve, mikeshat nuk kanë mundur ta përballojnë vrullin e kampioneve në fuqi. Pavarsisht se Vllaznia fiton pjesën e parë, në gjysmëorën e mbetur, Flamurtari vendos përsëri diktatin.
Dhe në fund rezultati është 86-78 për vlonjatet. Ndërkohë, Goga Basket ka triumfuar në Durrës ndaj Tiranës, në një takim që është vendosur me 6 pikë epërsi në favor të vendaseve, 73-67. Fitore në shtëpi ka arritur dje edhe Skënderbeu, që ka mundur Kamza Basket me rezultatin 64-58.
Të premten, Studenti ka arritur fitoren e tretë sezonale, në takimin e parë të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, teksa ka mundur pasdite Elbasanin në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Një lojë e mirë e të besuarave të trajneres Fiorentina Mitku, të cilat e kanë vulosur fitoren që dy pjesët e para.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(6-7 nëntor 2015)
Të premten:
Studenti – Elbasani 68-55
Të shtunën:
Goga Basket – Tirana 73-67
Flamurtari – Vllaznia 86-78
Skënderbeu – Kamza Basket 64-58
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 6 6 0 481-340 12
- Goga Basket 6 5 1 434-365 11
- Tirana 6 4 2 419-388 10
- Skënderbeu 6 3 3 401-408 9
- Studenti 6 3 3 355-410 9
- Vllaznia 6 2 4 399-408 8
- Kamza Basket 6 1 5 262-326 7
- Elbasani 6 0 6 283-389 6