AlbanianSport.com 06.11.2016 09:50
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, i ka luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së saj të 6-të dhe të 4 katër ekipet kryesuese i kanë fituar takimet e radhës edhe pse në fushë të huaj, madje me të njëjtat shifra, në 3 sete.
Kështu, Barleti Volej ka mundur femrat e Elbasanit 3-0, në një ndeshje që foli krejtësisht për skuadrën trajnerit Hasan Gurabardhi. Kampionet në fuqi ruajnë kështu kreun e renditjes me 17 pikë, dy më tepër sesa Teuta, e cila triumfoi po në 3 sete në Lushnjë ndaj ekipit vendas.
Ndërkohë, ka ardhur një tjetër humbje për Skënderbeun dhe dje ka qenë Partizani që ka fituar pastër 3-0 në Korçë, duke siguruar 3 pikë të tjera në tabelën e renditjes. Takimi i djeshëm ka qenë i bukur vetëm në setin e parë. Ndërkohë që më pas kryeqytetaset e trajnerit Roland Tarja nuk e kanë pasur të vështirë të fitojnë dy setet e tjera.
Së fundi, pas një prezantimi mjaft të mirë në javët e para të kampionatit, duke arritur rezultate pozitive, jo vetëm në Shkodër, por edhe në fushat kundërshtare, këtë javë, volejbollistet e Vllaznisë janë frenuar nga Tirana. Një fitore kjo e merituar në 3 sete e volejbollisteve bardheblu të drejtuara nga trajneri Adrian Gorenxa.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 6-të
(5 nëntor 2016)
Vllaznia – Tirana 0-3
Skënderbeu – Partizani 0-3
Lushnja – Teuta 0-3
Elbasani – Barleti Volej 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 6 6 0 18-2 17
- Teuta 6 5 1 17-5 15
- Partizani 6 4 2 14-8 13
- Tirana 6 3 3 12-10 10
- Vllaznia 6 4 2 12-11 10
- Skënderbeu 6 1 5 7-16 5
- Lushnja 6 1 5 6-17 2
- Elbasani 6 0 6 1-18 0