AlbanianSport.com 08.11.2016 07:35
ASNN – Dy takimet e tjera të javës së 5-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, janë luajtur dje dhe sfida Teuta-Kamza Basket, që nisi në ora 16:00, është fituar nga vendasit me rezultatin 75-91, ndërsa ndeshja Vllaznia-Flamurtari, që nisi në ora 18:00, u fituar pa problem nga miqtë me shifrat 70-55.
Ndërkaq, Tirana nuk di të ndalet, por ka mundur të premten edhe Partizanin e Elvis Ismetit dje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa skuadra e kuqe vijon të jetë në fundin e tabelës së renditjes. Bardheblutë e kanë nisur shpejt ndeshje, ndërsa e kanë fituar pjesën e parë me një diferencë prej 17 pikë, 7-24. Vetëm pjesa e dytë ka qenë e bukur, sepse ka pasur dëshirën e të kuqve për t’iu kundërvënë Tiranës.
Dhe barazim 17-17, por në total 24-41. Kjo diferencë ka ardhur duke u thelluar, teksa Tirana ka fituaar 15-21 dhe ka qenë në epërsi 39-62. Tiranasit fitojnë dhe pjesën e katërt 12-18 dhe në total 51-78. Kamza Basket, Vllaznia dhe Tirana kryesojnë renditjen pas 5 javësh, me nga 9 pikë secila, të ndjekura nga Teuta me 7 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 5-të
(6-7 nëntor 2015)
Të premten:
Partizani – Tirana 51-78
Të shtunën:
Teuta – Kamza Basket 75-91
Vllaznia – Flamurtari 70-55
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 5 4 1 401-298 9
- Vllaznia 5 4 1 366-318 9
- Tirana 5 4 1 381-342 9
- Teuta 5 2 3 376-379 7
- Flamurtari 5 1 4 306-392 6
- Partizani 5 0 5 281-385 5