Java e 35-të e Kategorisë Superiore, një “tango” për titull dhe mbijetesë

Share Button

Editorial-stilografi

AlbanianSport.com 10.05.2016 15:20

ASNN – Rezultatet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore e afruan më shumë Skënderbeun me titullin “kampion”, kur kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur. Në anën tjetër, humbja e Partizanit me Bylisin e largoi ekipin kryeqytetas 5 pikë nga rivalja, me të cilën do të përballet të premten në mbrëmje. Takimi mes ekipeve kryesues mund të jetë përcaktues, pasi Skënderbeu feston vetëm me një barazim.

Partizanit i duhet fitorja për të besuar akoma te titulli. Drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur heshtje për mediat në këtë pikë delikate të kampionatit. Vendi i tretë është një sfidë mes Kukësit dhe Teutës, pasi Tirana nuk shpreson më për pjesëmarrjen në Europa League. Ende nuk është vendosur edhe ekipi i dytë që do të ndjekë Tërbunin në Kategorinë e Parë.

Vllaznia, Laçi, Flamurtari dhe Bylisi janë skuadrat e rrezikuara. Në Ballsh do të luhet një përballje direkte mes Bylisit dhe Flamurtarit, që mund të rezultojë përcaktues për objektivin mbijetesë. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Ndeshja direkte për titullin “kampion” midis Skënderbeut dhe Partizanit, do të luhet të premten, duke nisur nga ora 19:00.

Sfidat e tjera zhvillohen të shtunën në orën 17:30. Kësisoj, sezoni i Superiores ka hyrë në “sprintin” final. Por për të mësuar verdiktin më të rëndësishëm, atë të titullit “kampion”, tifozët ndoshta nuk do të presin gjatë. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar programin e ndeshjeve për javën e 35-të të kampionatit elitar të futbollit në vend, duke vendosur që sfida direkte për titull të luhet ditën e premte.

Në orën 19:00 Skënderbeu do të presë në shtëpinë e tij Partizanin. Kombinimi i rezultateve të javës së fundit, me barazimin e korçarëve në Durrës dhe humbjen e të kuqve në kryeqytet me Bylisin e ka shkëputur me 5 pikë skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa. Kjo distancë i lejon Skënderbeun luksin që edhe me barazim do të ruante titullin “kampion” të Kategorisë Superiore për vitin e gjashtë radhazi.

I ndryshëm është diskutimi për Partizanin. Të besuarve të trajnerit Andrea Agostineli u bën punë vetëm fitorja, por prapë asgjë nuk varet në këmbët e tyre. Ndeshjet e tjera të javës së parafundit të Kategorisë Superiore luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:30. Edhe kjo ditë sjell një përballje direkte mes dy skuadrave që kërkojnë të shpëtojnë sezonin.

Pas fitores suprizë në “Qemal Stafa” Bylis pret në fushën e tij Flamurtarin në një sfidë vendimtare. Tri pikët në këtë ndeshje do t’i lejonin secilës skuadër të hidhte një hap të rëndësishëm në objektivin për të qëndruar në kampionatin  elitar të futbollit në vend. Një tjetër garë e hapur në këtë sezon është ajo për vendin e tretë, midis Kukësit dhe Teutës.

Nënkampionët luajnë në fushë të huaj kundër Tërbunit tashmë të rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e trajnerit Gugash Magani pret në shtëpinë e saj Laçin. Pa asnjë objektiv, Tirana dhe Vllaznia që luajnë në “Selman Stërmasi” atë që dikur konsiderohej se derbi historik i Shqipërisë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh