AlbanianSport.com 07.03.2015 23:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur sot javën e tij të 18-të, e cila në fakt ka qenë e cunguar, pasi takimi Skënderbeu-Studenti është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së ekipit kampion në fuqi në Kupën “Adem Jashari 2015” të volejbollit për meshkuj, që u zhvillua në Kosovë.
Në dy takimet e zhvilluara sot, teksa Elbasani ishte pushim këtë javë, spikati fakti se të dyja skuadrat udhëtuese fituan. Kështu, në Durrës, Tirana ka mbaruar punë në 4 sete ndaj Teutës vendase, duke u ngjitur kështu në kuotën e 36 pikëve, vetëm 3 pikë më pak sesa Studenti kryesues.
Ndërkaq, në takimin tjetër të zhvilluar në Shkodër, ku janë nevojitur të 5 setet, Vllaznia vendase është mundur nga Farka Volej 2-3. Skuadra e drejtuar nga trajneri pasionant Dritan Bardhi, vazhdon kështu formën e saj të shkëlqyer, që e çoi pak javë më parë deri në finale të Kupës së Shqipërisë, dhe synon t’u rrëmbejë shkodranëve vendin në “play-off”-in final për titull.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 18-të
(7 mars 2015)
Vllaznia – Farka Volej 2-3
Teuta – Tirana 1-3
Skënderbeu – Studenti (e shtyrë)
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N F H Setet Pikë
- Studenti 15 13 2 42-14 39
- Tirana 15 13 2 40-19 36
- Teuta 16 8 8 31-29 26
- Vllaznia 14 8 6 30-21 25
- Farka Volej 15 8 7 28-25 22
- Skënderbeu 14 1 13 13-41 5
- Elbasani 15 1 14 9-44 3