AlbanianSport.com 12.03.2017 10:25
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur të shtunën 3 prej takimeve të javës së tij të 14-ta, teksa, për efekt kalendari, Partizani, kryesues në kuotën e 36 pikëve, ishte pushim, ndërsa sfida Elbasani-Farka Volej ishte shtyrë për shkak të festimeve të Ditës së Verës.
Takimi më i spikatur ka qenë ai midis Erzenit dhe Studentit, që është fituar nga kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri Arben Sako, me shifrat 3-1. Studenti ruan kështu vendin e 3-të, tanimë në kuotën e 25 pikëve, një më tepër sesa Tirana, e cila dje ka fituar në 3 sete në Korçë ndaj Skënderbeut vendas.
Takimi i fundit, përballja Vllaznia-Teuta, ka përfunduar me fitoren e pastër të kuqebluve me rezultatin 3-0. Volejbollistët shkodranë e dominuan përgjithësisht të gjithë takimin. Për këtë flet vetë edhe fitimi i tre seteve. Duhet thënë se për të mbërritur tek kjo fitore, asaj iu desh të përballonte edhe rezistencën e durrsakëve.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(11 mars 2017)
Të shtunën:
Erzeni – Studenti 1-3
Elbasani – Farka Volej (E shtyrë)
Vllaznia – Teuta 3-0
Skënderbeu – Tirana 0-3
Partizani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 12 10 2 32-11 30
- Studenti 12 9 3 27-17 25
- Tirana 13 8 5 28-18 24
- Vllaznia 12 6 6 25-20 20
- Erzeni 12 5 7 23-23 16
- Skënderbeu 13 2 11 6-35 6
- Teuta 13 2 11 9-35 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3