Java e 13-të, “rrugë me një kalim” për 4-shen e “play-off”-it final

Share Button

AlbanianSport.com 26.03.2017 08:55

ASNN – Ka qenë rrugë me një kalim java e 13-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A1, pasi të 4 skuadrat e kreut, Barleti Volej, Teuta, Partizani dhe Tirana i kanë mbyllur në 3 sete takimet e tyre përkatëse.

Barleti Volej e ka pasur një seancë stërvitore dje ndeshjen me Elbasanin, ndërsa Gurabardhi ka pasur mundësinë të aktivizojë të gjitha ato lojtare që kanë luajtur shumë pak gjatë sezonit. Mirëpo në momente të caktuara ka qenë i pakënaqur, ndonëse skuadra e tij ka triumfuar në 3 sete. 25-14, 25-12 dhe 25-9 kanë qenë shifrat përkatëse të seteve dhe, në total, 3-0.

Partizani e ka fundosur dhe më shumë Skënderbeun, ndërsa mikeshat kanë pasur shumë pretendime në një ndeshje fati i së cilës dihej ende pa nisur. Trajnerja Marash nuk e niste ndeshjen pa praninë e forcave të rendit dhe të mjekut të sallës. Seti i parë i ndeshjes Partizani-Skënderbeu ka përfunduar 25-9 për të kuqet. Në vijim, Partizani bën detyrën teksa fiton 25-11 dhe 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Ndërkaq, Teuta ka mposhtur 3-0 Lushnjën në Durrës, duke ruajtur vendin e dytë Tirana e ka fituar po në 3 sete sfidën në shtëpi ndaj Vllaznisë. Bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenxa e kanë marrë setin e parë 25-10. E më pas dy sete radhazi me të njëjtat shifra, 25-14 dhe krejtësisht ndeshjen 3-0 pa shumë histori, teksa vajzat bardheblu konsolidojnë vendin në “play-off”-in final.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 13-të

(25 mars 2017)

 

Tirana – Vllaznia                  3-0

Partizani – Skënderbeu      3-0

Teuta – Lushnja                   3-0

Barleti Volej – Elbasani      3-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej   13        13          0        39-6                37
  2. Teuta              13        10          3        35-13              31
  3. Partizani        13        10          3        33-14              30
  4. Tirana             13          7          6        27-19              23
  5. Vllaznia         13          6          7        20-27              16
  6. Lushnja         13          4          9        15-30              11
  7. Skënderbeu  13          2        11        11-34                8
  8. Elbasani        13          0        13          1-39                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh