AlbanianSport.com 25/02/2022 15:40
ASNN – Kjo fundjavë do të mirëpresë javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave, që tashmë ka hyrë në një fazë delikate, me 3 skuadra, Vllazninë, Apoloninë dhe Tiranën, që garojnë për vendin e parë. Katër ndeshje do të zhvillohen këtë të shtunë, dhe sfida që do të ngrejë siparin e kësaj jave do të jetë Apolonia-Skënderbeu, me myzeqaret që janë më favorite në letër për ta fituar ndeshjen, që do të luhet në Fier duke nisur nga ora 13:00.
Dy pretendetet e tjera për titull, Vllaznia e Tirana do të luajnë ndeshjet përkatëse në të njëjtën orë, 14:00, teksa shkodranet do të presin ekipin e kryeqytetit, Tirana AS, në Shkodër, një sfidë që duket e lehtë për kampionet në fuqi të vendit, që në 11 javët e deritanishme numërojnë 10 fitore dhe një barazim. Nga ana tjetër, Tirana do të presë në shtëpi Lushnjën, gjithashtu një sfidë jo e vështirë për vajzat bardheblu, që shihen pretendente për ta fituar ndeshjen.
Këtë javë të 13-të spikat pa dyshim derbi shkodran, Atletik Club-KF Murlani me dy skuadrat që do të luajnë vetëm për të marrë 3-pikëshin, pasi humbja nuk vlen për asnjë nga ekipet. Kjo sfidë do të zhvillohet duke nisur nga ora 16:00 që do të nisë nga ora 15:00. Sakaq, derbi tjetër, ai kryeqytetas midis Kinostudios dhe Partizani, i planifikuar për t’u luajtur këtë të shtunë, do të zhvillohet në një ditë tjetër.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 13-të:
Të shtunën, 26 shkurt 2022:
Apolonia – KF Skënderbeu (13:00)
Vllaznia – Tirana AS (14:00)
Lushnja – Tirana (14:00)
Të dielën, 27 shkurt 2022:
Atletik Club – KF Murlani (15:00)
Kinostudio – Partizani (është shtyrë)