Japonezi Hidekiçi Mijazaki, “sozia” 105-vjeçare e Jusein Boltit në pistë (?!)

Share Button

Jusein-Bolt-Mijazaki

AlbanianSport.com 26.09.2015 10:05

ASNN – Japonezi Hidekiçi Mijazaki vendosi ditët e fundit një rekord të ri botëror si sprintieri më i vjetër në botë, duke garuar vetëm një ditë pasi kishte festuar 105-vjetorin e lindjes. Mizajaki garoi këtë javë në disiplinën e 100 metrave, duke e përshkuar këtë distancë me kohën 42 sekonda e 22 të qindtat. Megjithatë, japonezi ishte i zhgënjyer me veten, pasi ishte shumë larg kohës së tij më të mirë. Ëndrra e tij? Të sfidojë në pistë Jusein Boltin!

Jusein Bolti mund të jetë njeriu më i shpejtë në botë, por, në Lindjen e largët kanë edhe ata versionin e tyre të “Njeriut të rrufeshëm”. Madje ai është një njeri që po thyen edhe një numër rekordesh të tjera. Japonezi Hidekiçi Mijazaki vendosi ditët e fundit një rekord të ri botëror si sprintieri më i vjetër në botë, duke garuar vetëm një ditë pasi kishte festuar 105-vjetorin e lindjes.

I lindur më 22 shtator të 1910-tës, Mijazaki ishte vetëm 8 vjeç kur përfundoi Lufta e Parë Botërore dhe 34 vjeç kur Japonia u mund në Luftën e Dytë Botërore. Ai nuk ishte marrë me vrapime derisa sa mbushi 90 vjeç, kohë kur edhe një numër i madh bashkëmoshatarësh të tij nuk ishin më. “Samurai i pistës” Mijzaki garoi këtë javë në disiplinën e 100 metrave, duke e përshkuar këtë distancë me kohën 42 sekonda e 22 të qindtat.

Megjithatë, japonezi ishte i zhgënjyer me veten, pasi ishte shumë larg kohës së tij më të mirë. “Desha t’i heq disa sekonda rekordit dhe më vjen inat, sepse në stërvitje 100 metrat i kam bërë për 36 sekonda”, – tha Mijazaki, i cili mban rekordin botëror të 100-vjeçarëve në këtë disiplinë, me kohën 34 sekonda e 10 të qindtat, rekord të cilin e vendosi kur ishte 103 vjeç. Japonezi, i cili njihet si “Bolti i Artë”, për imitimin që i bën xhamajkanit, thotë se e ka ëndërr të sfidojë një herë njeriun më të shpejt në botë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh