Ja si e ndryshon vendimi i CAS-it fatin e grupit I & të Kombëtares kuqezi

Share Button

Grupi-I-renditja

AlbanianSport.com 11.07.2015 19:55

ASNN – Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë për sfidën me Serbinë, e luajtur më 14 tetor në Beograd, praktikisht i ka siguruar kombëtares sonë kualikimin në fazën e “play-off”-it, por me situatën e re të krijuar në Grupin I eliminator, ambiciet e Shqipërisë janë për kualifikim direkt në finalet e “Francë 2016” si e para, por pse jo edhe si e dyta e grupit.

Para këtij vendimi, Shqipëria renditej në vendin e tretë në kuotën e 7 pikëve, me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje dhe me një golaverazh të përgjithshëm 4-5, ndërsa me trepikëshin e Lozanës kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 10 pikëve, duke u barazuar Danimarkën. Pavarsisht se golaverazhi pozitiv me 7 gola të shënuar dhe 2 të pësuar e duket se e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë, sepse danezët kanë një golaverazh më të dobët, nordikët kanë epërsi, sepse rregullorja parashikon që i pari vjen në diskutim rezultati i takimeve direkte.

Danimarka i ka marrë Shqipërisë një barazim 1-1 në “Elbasan Arena” dhe prandaj ka një epërsi të lehtë ndaj kuqezinjve. Më 3 shtator 2015, Shqipëria do të luajë në fushë të huaj, pikërisht me Danimarkën, sfidë që mund të rezultojë vendimtare për kualifikimin direkt të kuqezinjve. Formacioni i De Biazit mund të luajë edhe për barazim në Danimarkë, duke shpresuar në një tjetër rezultat pozitiv në “Elbasan Arena” më 7 shtator ndaj Portugalisë, të cilën Shqipëria e mposhti 1-0 në fushë të huaj në takimim e parë të këtyre eliminatoreve.

Më 8 tetor kuqezinjtë do të presin Serbinë, ndërsa në takimin përmbyllës më 11 tetor do të luajnë në fushë të huaj me Armeninë. Dy ndeshjet e radhës përballë kundërshtarëve direktë si Danimarka dhe Portugalia, do të vendosin fatin e Shqipërisë në këtë grup, ku kuqezinjtë janë pranë një kualifikimi historik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh