AlbanianSport.com 23.05.2015 19:00
76 kampionatet e zhvilluara deri tani të Kategorisë Superiore janë fituar nga tetë skuadra: Tirana (24 herë), Dinamo (17), Partizani (15), Vllaznia (9), Skënderbeu (6), Elbasani (2), Teuta (1) dhe Flamurtari (1).
Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore. Skuadrat e kryeqytetit kanë fituar 57 nga 76 kampionatet, ose 75% të kampionateve të zhvilluara deri tani, ndërsa skuadrat nga rrethet kanë fituar 25% të kampionateve.
Ndër skuadrat e rretheve, padyshim që peshën kryesore e mbajnë Vllaznia me 9 kampionate dhe Skënderbeu me 6 të tillë. Vetëm katër tituj ekipet e tjera si Elbasani, Teuta dhe Flamurtari.