Ja kronologjia e ngjarjes së ndeshjes së mbetur në tentativë

Share Button

Stadiumi-Selman-Stermasi

Gjergj Vyshka 15.12.2014 10:50

Edhe pse kishin dalë garant Refik Halili dhe Lutfi Nuri, koplikasit nuk arrijnë në “Selman Stërmasi”. Kamza është në pritje të trepikëshit nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa ngjitet në vendin e katërt.

Ja kronologjia e ngjarjes:

12:12  Nga të dhëna të sigurta mësohet se Veleçiku nuk do të udhëtojë drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen me Kamzën në “Selman Stërmasi”

12:20  Nga kontakti telefonik me trajnerin e Veleçikut, Besnik Duli, mësohet se skuadra ka pasur vështirësi financiare dhe si e tillë e ka pasur të vështirë të udhëtojë drejt Tiranës. Vetëm pas garancisë nga ana e Refik Halilit dhe Lutfi Nurit, gjithnjë sipas trajnerit koplikas, është bërë e mundur bërja gati e furgonit dhe mbërritja e skuadrës në një kohë rekord prej 45 minutash.

12:26  Trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, bën të ditur se furgoni ka shkuar deri në Koplik për të marrë tre lojtarë të skuadrës dhe më pas të gjithë së bashku do të udhëtojnë drejt Tiranës. Duke llogaritur kohën, Duli ka tentuar të telefonojë shefin e sektorit të garave në FSHF, Besnik Çela, për t’i kërkuar shtyrjen e ndeshjes dhe zhvillimin e saj të hënën po në “Selman Stërmasi”.

12:45 Veleçiku në pamundësi për të mbërritur brenda kohës së duhur ka vendosur të mos udhëtojë drejt Tiranës, duke falënderuar dhe Halilin e Nurin për gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar, ndërsa Duli ka akuzuar se vështirësitë financiare të ekipit nuk vijnë prej tij si trajner, por nga ata që e drejtojnë ekipin.

13:00  Në stadiumin “Selman Stërmasi”, jo vetëm punonjësit e impiantit, por dhe forcat e policisë së komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ambulanca, skuadra e Kamzës, gjyqtarët, vëzhguesi i ndeshjes Arjan Mali dhe delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Agim Mone, kanë qenë të gatshëm për fillimin e ndeshjes. Plotësohet protokolli, Kamza është në nxehje, ashtu sikurse dhe treshja e arbitrave me kryesor Blendi Breshanajn.

14:13  Kamza dhe gjyqtarët janë gati për t’u futur në fushën e lojës dhe për të bërë përshëndetjen e fundit.

14:16  Breshanaj i ka rënë vërshëllimës së fundit dhe ndeshja zyrtarisht quhet e përfunduar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh