IOC zyrtizon pranimin e plotë të Kosovës në familjen olimpike

Share Button

IOC-Flamuri

AlbanianSport.com 09.12.2014 12:25

ASNN – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur sot që ta pranojë Kosovën me të drejta të plota në familjen olimpike botërore, çka i hap rrugën sportistëve kosovarë që të marrin pjesë si përfaqësues të një shteti të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht në Lojërat Olimpike të 2016-s në Rio De Zhaneiro të Brazilit.
Komiteti Ekzekutiv i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike botërore i ka siguruar kështu njohjen e plotë Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në 2008-n, duke e zyrtarizuar këtë njohje në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore, që po në Montekarlo. Në fakt, më 22 tetor të 2014, IOC-ja e pati pranuar përkohësisht Kosovën dhe pritet që vendimi i dhjetorit është thjesht një formalitet.
“Ky vendim u mor nga Komiteti Ekzekutiv në interes të sportistëve në Kosovë dhe për t’u hequr atyre çfarëdolloj pasigurie që mund të kenë”, – shkruhet në deklaratën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
“Kjo do t’u mundësojë atyre që të marrin pjesë në garat kualifikuese për Olimpiadën e Rios në 2016-tën, si dhe në Lojërat e mëpasme Olimpike”, – shton më tej deklarata.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar theksoi se Kosova i përmbush kriteret teknike dhe sportive për njohje, përfshi edhe përkufizimin e një “vendi” në Kartën Olimpijke, si një “shtet i pavarur i njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh