IOC-ja, ultimatum të gjithëve: Kosova, një gur prove për këdo që kërkon veprimtari

Share Button

AlbanianSport.com 19/11/2018 16:50

ASNN – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar “shuplakë” Serbisë dhe aleateve të saj: “Kush nuk pranon ekipet kosovare, nuk fiton organizim veprimtarish”. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), u ka shkruar sot vendeve anëtare nga një mesazh të qartë që më shumë është kërcënim për ata vende që refuzojnë të pranojnë sportistët e Kosovës në garat ndërkombëtare. Janë zyrtarët më të lartë të IOC-it që u kanë bërë të qartë vendeve si Spanja, Rumania, Greqia, Kina, vendet në diktatin e Rusisë e Kinës, që kushdo që nuk lejon sportistët kosovarë në gara nuk do të marrin zhvillim veprimtarish sportive dhe do të privohen në kërkesat e tyre.

Një kërcënim i tillë i hapur iu bë Spanjës së fundmi, e cila nuk dëshironte sportistët kosovarë që të marrin pjesë në turnetë ndërkombëtar që organizon ajo, por pas presionit ndërkombëtar si dhe presionit të IOC u tërhoq, duke kërkuar falje. IOC ka përsëritur se asnjë organizatë sportive nuk duhet të kërkojë organizim të ngjarjeve sportive pa pasur përfundimisht të gjitha garancitë për mosshkeljen e këtyre parimeve. “Ka pasur disa shembuj së fundmi për këtë çështje që u zgjodhën pa probleme dhe me sukses, falë bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët mes IOC-së, Federatave Ndërkombëtare, dhe organizatorëve/autoriteteve lokale dhe komiteteve përkatëse, – shkruan në mesazh IOC-ja.

“Shembulli më i fundit ishte në Spanjë, ku delegacioni sportiv i Kosovës ka hasur në vështirësi të vazhdueshme me pjesëmarrjen në disa ngjarje ndërkombëtare sportive të mbajtura aty, – vijon organizmi që qeveris lëvizjen olimpike botërore. – Qeveria e Spanjës tani ka siguruar se do të angazhohet për të garantuar pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në ngjarjet sportive të organizuara në Spanjë nën kujdesin e IOC-së, siç ishte rasti i Lojërave Mesdhetare në Tarragona. Kjo do të thotë lehtësim për viza për pjesëmarrësit kosovarë dhe lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare, flamurin e himnin, sipas protokollit olimpik.

“Shkurtimisht, ka siguruar se këta atletë do të marrin pjesë me të drejta të barabarta si të tjerët. Kjo shkon përtej çdo konsiderate politike dhe përfshin drejtësinë dhe integritetin e garave sportive në pajtim me parimet themelore që qeverisin Lëvizjen Olimpike”, – shkruhet në mesazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar drejtuar vendeve anëtare, ku u bëhet e qartë se Kosova është vend anëtar i saj dhe kushdo duhet të marrë përgjegjësi. Më shumë se kujtdo tjetër, ky mesazh i djeg Serbisë, si dhe miqve të saj Greqisë, Rusisë, apo Spanjës, sepse pikërisht këto vende nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet i pavarur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh