AlbanianSport.com 01.02.2015 14:25
ASNN – Skuadra e tij përjetoi një tjetër dështim, duke vënë në dyshim edhe zgjedhjen e këtij klubi nga ana e tij, por, sidoqoftë, Xherdan Shaqiri është vlerësuar si lojtari më i mirë i Interit, në ndeshjen e sotme ndaj Sasuolos. Zikaltërit dështuan në këtë sfidë, duke u mundur 1-3, por kjo nuk nënkupton se mesfushori kosovar nuk pati paraqitje të mirë.
Madje, faqja sportive në Internet, “Goal.com” e ka vlerësuar me notën 6 paraqitjen e 23 vjeçarit, i cili arriti të godiste edhe shtyllën në pjesën e dytë, por pa arritur të gjejë golin. Ndërkaq, trajneri i Interit, Roberto Mançini, ka mbetur i zhgënjyer me humbjen e fundit të pësuar nga skuadra e tij. Edhe pse thotë që futbollistët e tij s’e merituan disfatën, Mancini pret më shumë nga ta në sfidat e radhës.
Këtu përfshihet edhe përforcimi i dimrit, Xherdan Shaqiri. “Në dy ndeshjet e fundit ne aspak nuk e merituam humbjen, – deklaroi Mançini. – Sot në luajtëm mirë dhe patëm shanse. Më vjen keq për djelmoshat dhe tifozët. Liga e Kampionëve? Nuk ja vlen të flasim për të. Sikurse e kam thënë edhe më parë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe duhet të japim më shumë nga vetja, përfshirë këtu edhe mua”, shtoi tutje trajneri zikaltër.