AlbanianSport.com 14/03/2019 16:35
ASNN – Luhen sonte takimet e kthimit të turit të 16-shes së Ligës së Evropës. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin më të spikatur atë të orës 21:00, midis Interit dhe Eintrahtit të Frankfurtit. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e 16-shes së Ligës së Evropës, kurse takimi i parë midis këtyre dy skuadrave, që u luajt të enjten e shkuar, u mbyll me rrjeta të paprekura.
Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte ndeshjet e kthimit të turit të 16-shes dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin më të spikatur atë të orës 21:00, midis Interit dhe Eintrahtit të Frankfurtit. Takimi i parë midis këtyre dy skuadrave, që u luajt të enjten e shkuar, u mbyll me rrjeta të paprekura, duke bërë që gjithçka të vendoset në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.
Midis takimeve të tjera që luhen duke nisur nga ora 21:00, Arsenali do të synojë të përmbysë atë humbje 1-3 të pësuar me Renën në takimin e parë, kur të presë në Londër francezët. Edhe Zeniti do të synojë përmbysjen e të njëjta shifrave kur të presë në Shën Pjetërburg Vijarealin, ndërsa më të barazpeshuara janë dy përballjet e tjera të mbrëmjes. Sllavia e Pragës pret në Republikën Çeke Seviljen, pasi ka marrë një barazim 2-2 në Spanjë para një jave.
Ndërsa një tjetër skuadër iberike, Benfika, do të synojë të zhbëjë në shtëpi atë humbje minimale të pësuar para një jave në Kroaci, në takimin e parë përballë Dinamos së Zagrebit. Sikundër gjatë gjithë këtij sezoni, përveç takimit midis Interit dhe Eintrahtit të Frankfurtit, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë në kanalin RTSH Sport edhe të gjithë golat e 8 takimeve të kthimit të turit të 16-shes.