Gjergj Vyshka 14.10.2014 16:45
Në një nga ndeshjet e djeshme të Kupës “Coca-Cola”, që po mbahet në Ish-Kompleksin Sportiv “Dinamo”, loja është ndërprerë për disa minuta.
Sepse një prej nxënësve, thuajse në lojën pa top, ka rënë në tokë, ndërsa ka humbur ndjenjat e për një moment i ka ikur brenda edhe gjuha.
Dhe vetëm ndërhyrja e Kastriot Hysit, trajneri të njërit prej shkollave që po luante në ato momente, ka bërë shpëtimin e fëmijës, duke bërë dhe frymëmarrje artificiale.
Ardhja e ambulancës së urgjencës dhe dërgimi i fëmijës në spital për ndërhyrje më të specializuar ka shmangur dhe zmadhimin e këtij incidenti.