Incidenti / Autobusi i përfaqësueses serbe qëllohet me gurë në kryeqytet

Share Button

Serbia-autobusi-Rinas-Kashar

AlbanianSport.com 07.10.2015 19:50

ASNN – Ashtu siç ishte parashikuar avioni i përfaqësueses së Serbisë zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit rreth orës 17:45 të së mërkurës. Asnjë kontakt me mediat shqiptare për skuadrën, që doli menjëherë me autobus nga zona “VIP” e aeroportit të Rinasit. Por ka nisur me një incident, fatmirësisht pa pasoja serioze, aventura shqiptare e kombëtares së Serbisë.
Autobusi me të cilin udhëtonte skuadra përfaqësuese e Serbisë u qëllua me gurë sapo kaloi rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” për të hyrë rrugën e Durrësit në kryeqytet. Pamjet e xhiruara nga një prej lojtarëve në autobus dhe të publikuara më pas nga mediat serbe përgënjeshtrojnë atë që në fillim u trumbetua si një aksident i rëndë nga zyrtarët e federatës serbe dhe mediat atje.
Sipas asaj që thuhej në mediat serbe ku citohej zëvendëspresidenti federatës serbe, Aleksandar Boshkoviç gurët e hedhur nga tifozët shqiptarë thyen disa xhama të autobuzit. Por pamjet kanë dëshmuar se gjërat janë krejt ndryshe. Një tjetër përgënjeshtrim zyrtar erdhi nga shefi i zyrës së shtypit të Federatës Serbe të Fubollit përpara konferencës për shtyp të trajnerit Çurçiç dhe kapitenit Ivanoviç.
“Në mes të rrugës nga aeroporti drejt hotelit u qëlluam me disa gurë, – ka thënë zyrtari serb. – Njëri prej tyre ishte më i madh, por mjeti nuk u dëmtua. Për këtë kemi njoftuar Ministrin e Sportit dhe Kryeministrin Vuçiç, ndërsa jemi në kontakt të vazhdueshëm me Federatën Shqiptare.” Ky ishte incidenti i vetëm në eksperiencën e parë të përfaqësueses serbe në tokën shqiptare.
Me një eskortë prej 36 mjetesh të policisë shqiptare dhe me autostradën e boshatisur, autobusi i përfaqësueses serbe, ai i gazetarëve serbe dhe zyrtarëve të Federatës udhëtoi i pashqetësuar deri në hyrje të kryeqytetit shqiptar. Edhe pjesa tjetër e udhëtimit pas incidentit kaloi pa asnjë problem, megjithëse në dy trotuarët e rrugës së Durrësit dhjetëra tifozë valëvitnin flamujt shqiptarë.
Pasi përshkoi e parrezikuar edhe bulevardin kryesor edhe ai i boshatisur nga mjetet e tjera kombëtarja e Serbisë u akomodua në hotel sipas axhendës. Vetëm pak minuta më pas u mor vesh për incidentin, për të cilin policia e shtetit ka reaguar zyrtarisht. Me anë të një deklarate për shtyp bëri të ditur se që nga zbritja e skuadrës serbe në aeroport dhe deri në akomodimin në hotel nuk është konstatuar asnjë problem.
Sipas saj vetëm në momentin e mbërritjes në hotel është vënë re një plasaritje në krahun e drejtuesit të autobusit, e cila mund të jetë shkaktuar nga goditja me gurë nga një distancë e largët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh