AlbanianSport.com 10/01/2019 17:45
ASNN – Ish-portieri i Partizanit dhe i përfaqësueses së Shqipërisë, Mikel Janku, u nda sot nga jeta në moshën 78-vjecare. Ai lindi në Tiranë më 25 tetor të vitit 1941 dhe pati një karrierë të spikatur në disa fusha.
Aviator, futbollist dhe gazetar sportiv ishte Mikel Janku dhe pati kontribut në të tri këto fusha. Ish-portieri kuqezi, ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit për plot 7 vjet, midis viteve 1962-1969.
Në të njëjtën kohë, midis vitve 1964-1967 ai ka qenë portier i përfaqësueses së Shqipërisë. Madje Mikel Janku ka luajtur së bashku me Panajot Panon në ndeshjen e madhe të dhjetorit 1967 kundër Gjermanisë Perëndimore, duel i mbyllur në barazim 0-0.
Rezultat ky që kushtëzoi edhe frenimin e gjermanëve dhe dështimin e tyre për t’u kualifikuar në Evropianin e një viti më pas. Pas vitit 1990, për shumë vjet ka punuar si gazetar sportive në median e shkruar sportive por edhe si opinionist në studiot televizive.