In Memoriem / Shuhet Idriz Muço, një humbje e madhe për notin shqiptar

Share Button

AlbanianSport.com 28.03.2017 19:00

ASNN – Noti shqiptar dje në mesditë ka humbur një figurë të madhe, një legjendë si Idriz Muço, që është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Është pinjolli i familjes Muço, atje ku të gjithë vëllezërit kanë kontribuar në notin shqiptar. Idriz Muço në 10 vite ka thyer mbi 50 rekorde kombëtare, ndërsa karriera e tij sportive ka nisur në Shkodër në garat e stilit të lirë. Më pas më 1972 është grumbulluar në kombëtare, ndërsa ka qenë pjesëmarrës në disa aktivitete ndërkombëtare.

Por mbi të gjitha në disa veprimtari në Kinë, atje ku kanë marrë pjesë notarë nga Evropa, Azia, Afrika dhe vende të tjera. Idriz Muço ka qenë sportist shembullor dhe si i tillë ai është vlerësuar me pllakata e Medalje të ndryshme. Jo vetëm kaq, por ka marrë dhe titullin “Qytetar Nderi” i Sarandës, si dhe titullin e lartë “Nderi i Qarkut të Vlorës”. Është vlerësuar me titullin “Nderi i Çamërisë”. Dhe pse në profesionin e tij ka qenë shofer, ai nuk i është ndarë notit, sepse pas karrierës si sportist ka bërë atë të trajnerit.

Sepse Idriz Muço ka punuar së bashku me Edi Vasin dhe Spiro Koçën me brezat në notin sarandjotë. Kohët e fundit është marrë dhe me zhytjet, ndërsa në Porto Palermo është zhytur deri në një thellësi prej 600 metrash. E përcjellja për në banesën e fundit do t’i jepet sot në Sarandë në ora 11:00, ndërsa AlbanianSport.com i shpreh ngushëllimet e saj familjes Muço dhe të gjithë komunitetit të notit shqiptar për ndarjen nga jeta të legjendës së notit sarandjot, Idrizit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh