In Memoriem… Shuhet fizioterapisti i Kombëtares kuqezi, Ylli Mihali

Share Button

AlbanianSport.com 13/09/2021 17:40

ASNN – Fizioterapisti dhe masazhatori i Kombëtares ndërron jetë në moshën 55-vjeçare për shkak të “Covid-19”. Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur të hënën paradite, pasi është mësuar se masazhatori i Kombëtares kuqezi, Ylli Mihali, ka ndërruar jetë, si pasojë e virusit të “Covid-19. Mihali nuk i mbijetoi dot betejës me virusin korona, teksa ishte ishte shtruar në spital dhe ishte në intubim, duke u ndarë kështu nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 55-vjeçare.

Ai u infektua përpara ndeshjes ndaj San Marinos, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 5-0 në fushatën eliminatoret të Botërorit “Katar 2022”. Në fakt, përpara asaj ndeshjeje, lojtarët dhe stafi i Kombëtares dolën në nxjemje me bluza të posaçme, ku ishte shkruar një mesazh inkurajues për 55-vjeçarin. Ylli Mihali ishte pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares shqiptare në rolin e masazhatorit prej 30 vitesh dhe ka ndërruar jetë duke shokuar mbarë opinionin publik, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Lidhur me këtë lajm të kobshëm ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ndër të tjera, në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që Ylli Mihali ka dhënë për familjen e madhe të futbollit shqiptar. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njohu dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij”, – shkruan Duka.

“Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe”, – përfundon mesazhi i kreut të organizmit që qeveris futbollin shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh