In memoriem / Shuhet 77-vjeç “polisportivi” shkodran, Gjovalin Çuni

Share Button

AlbanianSport.com 10/12/2018 16:35

ASNN – Të shtunën pasdite  është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare një nga emrat e shquar të sportit shkodran, Gjovalin Çuni. Ai ka qenë një figurë poliedrike, pasi ka qenë peshëngritës, mundës, gjimnast, e po ashtu edhe trajner peshëngritje, mundje por edhe boksi. Një personalitet i sportit i cili ka kaluar shumë vite pranë tij, ndoshta duke mos marrë vëmendjen e duhur.

Ka lindur në vitin 1941 dhe karrierën e nisi si peshëngritës ku arrin normën e Mjeshtrit të

Sportit, që ishte një rezultat i lartë dhe përveç kësaj, arrin të shpallet një vit “kampion”. Karrierën e nisi herët me Vllazninë, por më pas kalon tek Partizani për shkak të shërbimit ushtarak. Me të shpallet nënkampion në peshën gjysmë të mesme. Rikthehet në Shkodër dhe i bashkohet përsëri Vllaznisë.

Me të cilën shpallet kampion i Shqipërisë në vitin 1968 duke konkurruar në peshën -82.5 ku arrin të ngrejë 275 kg në dygarësh. Ndërkaq, Gjovalin Çuni është marrë edhe me mundje, madje aty ka qenë më i suksesshëm. Ai shpallet kampion i Shqipërisë në vitin 1960, 1963 dhe 1966 duke konkurruar në stilin klasik. Pra, tre tituj kampion në mundje, çka i japin atij titullin “Mjeshtër Sporti”.

Në rininë e tij ka marrë pjesë edhe në gara të ndryshme gjimnastike, një tjetër sport i preferuar për të, duke arritur të shpallet deri kampion i qytetit por pa shkuar dot më tej. Pas lënies së sportit, nis rrugëtimin e tij të gjatë si trajner. E fillon si trajner peshëngritje, më pas është trajner në mundje. Ndërkohë me fillimin e viteve ’90 dhe rihapjen e boksit në Shkodër, ai është një tjetër sport i preferuar i tij dhe bëhet edhe aty trajner.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / Mbyllet Kupa e Shqipërisë, Tirana mbizotëron në të dy stilet

Mundje / Mbyllet Kupa e Shqipërisë, Tirana mbizotëron në të dy stilet

AlbanianSport.com 25/02/2024 21:50 ASNN – Kupa e Shqipërisë, mundësit e Tiranës dominojnë në tapet,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh