Gjergj Vyshka 14.11.2016 10:35
Dje në mesditë në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jetanjë nga figurat e boksit shkodran. Bëhet fjalë për Ramiz Halili, i cili, sipas historianit të boksit shqiptar, Et’hem Ibrahimi, është i pari që ka sjellë medaljen e artë ndërkombëtare në Shkodër.
Jo vetëm kaq, por është kampion kombëtar më 1959. E mandej do të shquhej për nxjerrjen e brezave të boksierëve shkodran e shqiptar disa prej të cilëve janë shpallur dhe kampion kombëtar. Ramiz Halili do të jetë ndër të parët që do t’i bashkohej grupit të rithemeluesve të boksit shqiptar dhe Federatës më 1991.
E karriera e tij do të vazhdonte si gjyqtar prej së cilës do të shkëputej për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një infeksion i marrë atje e bëri që të ndahej nga jeta, ndërsa sot Ramiz Halilit do t’i jepet lamtumira e fundit. AlbanianSport.com Ekspres i shpreh ngushëllimet e saj familjes Halili për këtë ndarje nga jeta të Ramizit.