AlbanianSport.com 19.10.2016 14:20
ASNN – Sot në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare ish-futbollisti i njohur i viteve 1968-1983, Safet Berisha. Ish- kapiteni i Partizanit dhe i lojtari i Kombëtares kuqezi, vuante së fundi nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë në Itali, në qytetin e Arecos.
Safet Berisha u lind në Durrës, më 11 nëntor 1949 dhe ka qenë një prej qendërmbrojtësve “emblemë” të Partizanit dhe ekipit përfaqësues të Shqipërisë. Me fanelën e Partizanit, Berisha koleksionoi 3 tituj “kampion”, 4 Kupa Republike, si dhe ishte fitues i Kupës Ballkanike në vitin 1970.
Berisha shënon edhe 21 ndeshje në radhët e ekipit kuqezi kombëtar. Në vitin1978, Safet Berisha është vlerësuar edhe me Titullin“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, si dhe në 70-të Vjetorin e Themelimit të Klubit të Partizanit u dekorua me “Medaljen e Meritës” për kontributin e tij në futboll.