AlbanianSport.com 04.04.2016 13:25
ASNN – Futbolli italian ka humbur mbrëmë një nga emrat më të mëdhenj. Bëhet fjalë për Çezare Maldinin, babain e mbrojtësit Paolo Maldini dhe një nder lojtarët më të mirë të futbollit Italian. Ai u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, por la pas një trashëgimi të madhe pasi fitoi një Kupë Kampionesh dhe 4 tituj me fanellën e Milanit.
Çezare Maldini ka qenë gjithashtu edhe ish-ndihmëstrajneri i Italisë së Botërorit 1982, përkrah Enzo Berzotit, ndërsa me përfaquesen e Nën-21-vjeçarëve Italisë U-21 ka fituar gjithashtu tre tituj europianë si trajner. Maldini drejtoi gjiothashtu edhe Kombëtaren e Parë në periudhën 1996-1998 por pa arritur suksese të rëndësishm Në vitin 1954 u transferua te Milani duke u bërë lojtari i parë italian që arriti të ngrinte në qiell Kupën e Kampioneve. Ishte viti 1963 kur në Londër, kuqezinjtë mundën në finale Benficën e Eusebios me rezultatin 2-1. Karrierën e tij si futbollist e mbylli me skuadrën e Torinos në vitin 1967.