In Memoriam / I madhi Ali Kastrati, përherë midis nesh

Share Button

Ali-Kastrati-portret

Nga Ahmet Golemi* & Et’hem Ibrahimi** 12.03.2016 17:55

Jeta ka treguar se një rang njerëzish të shquar, edhe pse për shkaqe natyrore janë larguar nga jeta reale fizikisht, për gjurmët e arta që ata kanë lënë në veprimtaritë kombëtare, shoqërore e njerëzore shpirtërisht janë përsëri midis nesh.  Njëri prej tyre është dhe Ali Kastati që në botën e sportit shqiptar simbolikisht njihet si fenomeni Kastrati. Dhe s’është aspak teprim. Jeta e maturuar e mjeshtrit të pashoq ka gjallëruar në sporte burrërore si mundja, peshëngritja dhe veçanërisht tek boksi që e kishte për zemër në mënyrë të habitshme për nga dinamika e intensiteti si sportist e trajner është e rrallë për gjithkënd.

Dekoratat, medaljet e titujt sportive janë “grada” aq ambicioze dhe të shumta sa do ta lakmonin edhe gjeneralët më të famshëm, që në fakt janë të fituar me vullnet spartan, mundim sizifi, jo në fushëbeteja e në frontin e luftërave, por në beteja rivalizuese në ring, në tapet e në pedanë. Pse jo edhe në terapinë mjekësore sportive. “Mjeshtri i Madh, “Urdhëri i Artë Naim Frashëri”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Trajner i Merituar Kombëtar”, “Urdhëri Olimpik”, janë disa nga titujt e të madhit Ali Kastrati. Pa thënë që ka qenë fitues në anketën e 12 sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave, apo dhe tek 5 më të mëdhenjtë e ringut shqiptar.

Historia e suksesit të sportit të Ali Kastrati si sportist dhe trajner i ekipit legjendar Partizani, por dhe atij kombëtar, numëron 51 medalje kampioni. Jo pak për t’u quajtur një kampion i madh, madje shumë i madh në të gjitha historinë kombëtare të sportit shqiptar, si dhe është për t’u përfshirë në historinë e librit “Guinness”. Ja përse Kastrati i madh i përket asaj plejade sportistësh e trajnerësh të pashoq që me cilësitë morale e fizike të larta për kontributin e çmuar në sport përfaqëson një emër me popullaritet proverbial. Është nga ata që kanë shkrirë gjithçka duke i sportit vitet më të bukura të jetës së gjatë, ndërsa është një model që rrallë mund të përsëritet.

Këto pak rreshta janë për ty mjeshtër në tre vjetorin e ndarjes fizikisht nga bota e sportit dhe gjiri i familjes së shtrenjtë. Ne sportistët e tu, institucionet sportive dhe veçmas Presidenti i Republikës u kemi një borxh, amanetin që latë në momentet e fundit të jetës, dhënien e titullit më të lartë.

 

* Mjeshtër i Madh

** Mjeshtër i Sportit

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh