AlbanianSport.com 11.09.2016 18:05
ASNN – Dje, Iliria e Fushë-Krujës zhvilloi një tjetër test miqësor dhe kundërshtari i radhës ishte Sopoti, ndërsa fushë-krujasit arritën të fitonin ndeshjen me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi Samet Gjoka në minutën e 23-të.
Ndeshja ka nisur me një aksion nga vendasit, të cilët mundohen të zhbllokojnë shifrat që në minutat e para me anë të Bardhit, por pa rezultat. Miqtë kundërpërgjigjen me anë të Mitrajt, por portieri Baku i mohon golin.
Në të 23-ën minutë, Mezini jep një pasim për Gjokën, i cili shmang mbrojtjen, dhe godet duke zhbllokuar shifrat. Pas pësimit të golit miqtë shthuren, ndërsa vendasit e Ilirisë tentojnë të dyfishojnë.
Por nuk ia arrijnë, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Ky rezultat ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë dhe falë shumë zëvendësimeve ka pasur rënie të ritmit.
Iliria Fushë-Krujë – Sopoti 1-0
Shënues: Gjoka 23’
ILIRIA – FUSHË-KRUJË: Baku, Thaçi, Vocaj, Sharku, Balluku, Mezini, Kurti, Bardhi, Diçi, Gjoka, Laçka. TRAJNER: P. ZIRI. U aktivizuan: Zuna, Taku, Papleka, Lama, Muhollari
SOPOTI: Bejte, Pashaj, Bella, Bishaj, Kaloshi, Hoxha, Muçollari, Çaushaj, Mitraj, Bakiu, Polisi. TRAJNER A. GALLO
Gjyqtarë: I. Ujka, E. Veseli, I. Hushi (Fushë-Krujë)