AlbanianSport.com 04.02.2016 07:05
ASNN – Në prag të nisjes së pjesës së dytë të kampionatit, Iliria ka luajtur një ndeshje me Internacionalin në Fushë-Krujë, të cilën e ka fituar 3-1. Ndeshja ka nisur me raste në të dy krahët, por si Lleshi për Ilirinë, ashtu dhe Dini për Internacionalin janë frenuar nga portierët.
Iliria ka këmbëngulur jo vetëm me Bardhin, por dhe me Lleshin, veçse goli nuk del në dritë. Në minutën e 23-të, Bardhi ka gjetur golin e epërsisë. Dhe nuk ka zgjatur shumë, por vetëm pas një minute, skuadra fushë-krujase ka gjetur dhe golin e dytë që ka për autor Doçin.
Në pjesën e dytë janë bërë shumë zëvendësime dhe Internacionali ka ngushtuar diferencën e golave me anë të Shtimjes në minutën e 55-të. Dhe në të 75-ën, Selaci ka vënë vulën e suksesit të Ilirisë me golin e shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe përfundimisht 3-1.
Iliria Fushë-Krujë – Internacionali 3-1
Shënues: Bardhi 23’, Doçi 24’, Selaci 75’(11-m.) / Shtimja 55’
Iliria Fushë-Krujë: Baku, Balliu, Balluku, Hoxha, Lila, Doçi, Kurti, Bardhi, Pengili, Mahmutaj, Lleshi. Trajner: P. Ziri. U aktivizuan: Zeneli, Shkalla, Sala, Ndreu, Selaci, Mamica, Zela, Kuka, Brahimllari, Myrtaj, Bushi
Internacionali: Mema, Bregasi, Asllani, Sallaku, Haka, Dini, Shkreta, Brahimaj, Meta Lulja, Muça. Trajner. A. Bedini. U aktivizuan: Shtimja, Jonuzi, Hasani, Hasalla
Gjyqtarë: I. Ujka, E. Burgu, B. Dyrmishi (Fushë-Krujë)