Ilir Daja & revolucioni i shifrave: Nga 10 pikë në 8 ndeshje, në 28 në 13 ndeshje

Share Button

Ilir-Daja-bust

AlbanianSport.com 15.02.2016 15:15

ASNN – 15 ndeshje, ku ka korrur plot 10 fitore, ka marrë 4 barazime dhe është mundur vetëm një herë, e kanë shndërruar Tiranën e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja në një skuadër të denjë për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Në më pak se 4 muaj trajneri i bardhebluve ka arritur ta bëjë realitet filozofinë e lojës së tij, atë të një skuadre pragmatiste që sulmon për të kërkuar fitoren.

Kur u emërua në krye të stolit bardheblu më 28 tetor të vitit të shkuar, Ilir Daja nuk kishte iluzione për punën e tij. “Unë nuk kam shkop magjik për ta nxjerrë Tiranën nga kriza”, pati deklaruar Daja, që do të pasonte tek Tirana të larguarin Shkëlqim Muça, për të rikthyer besimin tek ekipi dhe tek fitorja, pasi në 8 javët e para bardheblutë kishin grumbulluar vetëm 10 pikë.

Ish-“kampion” me Dinamon, Daja e mori drejtimin e Tiranës në një periudhë jo shumë të mirë. Pas tetë javëve të para të Kategorisë Superipore, diferenca me kryesuesit ishte e madhe dhe titulli “kampion” ishte shumë larg. Por tanimë, pas 15 ndeshjesh, ku ka korrur plot 10 fitore, ka marrë 4 barazime dhe është mundur vetëm një herë, trajneri i Tiranës ka arritur ta bëjë realitet filozofinë e lojës së tij.

Ilir Daja pati kërkuar nga skuadra të ndryshojë mendësinë e të luajturit, duke ndërthurur pragmatizmin me lojën sulmuese. Në fakt, më pragmatiste se kaq kaq, Tirana nuk mund të ishte. Nën drejtimin e Ilir Dajës, bardheblutë kryeqytetas kanë bërë përpara me hapa galopantë. Nga 39 pikë të mundshmet në kampionat, Tirana ka marrë 28, duke pësuar vetëm një humbje, atë të 30 nëntorit të vitit të shkuar në kryeqytet me Skënderbeun.

Jo vetëm kaq, po ngjitja dhe stabilizimi në vendin e tretë të renditjes, duke e hedhur madje vështrimin edhe drejt Partizanit të vendit të dytë, flet për ndryshimet e mëdha që trajneri Daja ka bërë tek 24-herë kampionët e Shqipërisë. Tanimë radhën e ka Flamurtari, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku kryeqytetasit e kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë.

Pastaj, më 22 shkurt, është radha e sfidës me Skënderbeun në kryeqytet, ku mbetet për t’u parë nëse Tirana e Dajës me të vërtetë është shndërruar në material pretendenteje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh