Igli Allmuça: Ja prognoza ime për ekipet e Superiores, Skënderbeu, favorit (II)

Share Button

 

Skenderbeu-Allmuca-Xhafaj

Adriatik Balla 06.07.2015 12:30

 

Futbolli shqiptar njohu një përmirësim jo të vogël këtë sezon që lamë pas, pasi pati rivalitet për titullin dhe natyrisht u shtua numri i skuadrave pretendente. Por, nëse një pjesë e skuadrave ruajnë vazhdimësi, futbollit tonë i mungon njëra prej skuadrave më të mira e më me traditë, Dinamo, e rënë në kategoritë inferiore dhe e “masakruar” nga padrejtësitë, sidomos në aspektin e terreneve sportive. Kompleksi i famshëm i saj, që projektohet prej kohësh si qendër olimpike për ekipet kombëtare të disa disiplinave sportive, nuk gëzon më “autoritetin” e tij të dikurshëm dhe ajo që është më e keqja nuk është më në funksion të Dinamos, por një katrahurë më vete.

Dinamo vuan në shtëpinë e saj dhe ky ka qenë padyshim një turp për politikat sportive në Shqipëri. Dinamovitët stërviten në fushat e tyre kundrejt pagesës dhe në një orar të kufizuar, duke mos pasur shumë mundësi. Duke folur për këto shqetësime, por edhe për ambiciet e tij në krye të Dinamos, trajneri i ri i bluve, Igli Allmuça, thotë se dinamovitët kanë nevojë për kushte dhe këtu nënkupton pikërisht fushën sportive dhe nevojën për të zhvilluar më shumë se një orë stërvitje. Ai ka marrë besimin e presidencës dhe shpreson të ruajë grupin për të pasur një skuadër të konsoliduar dhe për të bërë një sezon të mirë.

Kjo është eksperienca e parë e Allmuçës si trajner dhe ai është i përkushtuar për të bërë më të mirën e tij. Pavarësisht se kushtet nuk janë ideale dhe konkurrenca në Kategorinë e Parë është shumë e fortë, për ish-mesfushorin e disa skuadrave në Kategorinë Superiore ekzistojnë mundësitë që Dinamo të bëjë një sezon të mirë e të shfaqë vlerat e saj. Duke komentuar ecurinë e skuadrave tona në Ligën e Evropës, Allmuça kujtoi se Kukësi e ka hedhur tashmë një hap drejt kualifikimit, ndërsa për Laçin thotë se me lojën që bëri ka ende shpresë për vazhdimësi. Sa i takon Partizanit, Allmuça thotë se në futboll ka edhe të papritura dhe këtë të papritur duhet ta realizojë ekip i kuq.

Kjo është intervista e tij dhënë për të përditshmen “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë dhe sot është pjesa e dytë, kurse pjesa e parë ishte dje.

 

 

… Vijon nga dje

 

 

– Ju keni pasur një eksperiencë të gjatë me skuadrat e Kategorisë Superiore dhe keni luajtur edhe në veprimtaritë evropiane. Si e shihni lojën dhe rezultatin për ekipet tona, Kukësin, Laçin dhe Partizanin në Ligën e Evropës?

– Dua ta filloj nga Laçi, i cili pati shumë mundësi ta fitonte ndeshjen e në fund mori vetëm barazim. Ekipi luajti mirë dhe meritonte më shumë se sa barazimi, por unë gjykoj se edhe në ndeshjen e kthimit Laçi ka shpresë të realizojë objektivin e kualifikimit. Mu duk skuadër e vendosur mirë në fushë dhe mund të marrë rezultat pozitiv edhe në duelin e kthimit. Kurse për Kukësin mendoj se me fitoren 2-0 e ka hedhur një hap drejt kualifikimit, për më tepër që ishte superior në lojë. Natyrisht, ky ekip ka shanset më të mira të shkojë në raundin tjetër. Sa i takon Partizanit, mendoj se humbja 3-1 e vështirëson objektivin e tij. Kundërshtari (Stromsgodseti) është i fortë dhe përballë tyre nuk do të jetë e lehtë. Por Partizani ka avantazhin se e luan sfidën e kthimit në Tiranë dhe do të ketë mbështetjen e fansave. Në futboll gjithçka ndodh dhe shanset e Partizanit nuk janë thjesht matematikore, por reale. Nëse ekipi do të përqendrohet mirë do t’ia dalë ta përmbysë. Humbja e Partizanit erdhi nga pakujdesia dhe jo si meritë e ekipit kundërshtar, i cili mua nuk më la shijen e një ekipi kushedi të fortë. Me një lojë të shpejtë dhe efikase Partizani mund ta përmbysë.

– Në Ligën e Kampioneve do të luajë Skënderbeu, një skuadër që është afirmuar prej disa vitesh dhe këtë verë ka bërë dhe blerje të reja me emra të spikatur. A do të ketë suksesin e dëshiruar ekipi korçar?

– Skënderbeu është ekipi më i mirë i momentit dhe për mendimin tim e meriton të kalojë disa raunde paraeliminatore në Champions. Për cilësinë që ka meriton të luajë në fazën e grupeve. I plotëson të gjitha kriteret për t’u konsideruar si skuadër model në kampionatin shqiptar. Unë e di që ata funksionojnë shumë mirë, kanë bërë progres të veçantë dhe janë shembull që duhet ndjekur edhe nga klubet e tjera.

– Sipas jush, a do të jetë Skënderbeu edhe sezonin tjetër favorit për titullin?

– Mendoj se do të jetë favoriti kryesor sepse ka grupin më të mirë, ka krijuar stabilitet dhe ajo që e bën të veçantë lidhet me afrimin lojtarëve të duhur. Ka lojtarë cilësorë, efikasë dhe një grup harmonik. Skënderbeu është pra funksional në çdo drejtim, prandaj unë uroj që të ecë mirë në Evropë, me shpresën që më e pakta të kapë fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

– Edhe Tirana ka pretendime të mëdha këtë sezon. Ka nisur të bëjë lëvizje, ka ambicie, por me sa duket ende nuk ka gjetur formulën e suksesit. Çfarë përshtypjesh keni për të?

– Nuk jam në brendësi të zhvillimeve tek Tirana dhe nuk e di realisht se çfarë grupi kanë krijuar. Natyrisht, Tirana është emër i madh i futbollit tonë dhe do të mbetet gjithnjë një pretendente. Nëse kanë afruar lojtarë që bën diferencë do të ketë shanse të mira. Tirana ka një avantazh që nuk e kanë klubet e tjera në Shqipëri, sidomos klubet e kryeqytetit. Ajo ka infrastrukturë të bollshme, pra ka terrene dhe ky është një avantazh i madh. Për kushtet ku ndodhet kryeqyteti dhe Shqipëria në tërësi, infrastruktura që disponon Tirana është një luks.

– Kam një pyetje të fundit: si futbollist edhe si dashamirës i Kombëtares, a mendoni se përfaqësuesja do të kualifikohet këtë herë për në Evropian?

Nuk e di a do t’ia dalim, por e di se këtë herë jemi më pranë se kurrë. Për mendimin tim skuadra është në rrugën e duhur, trajneri Xhovani De Biazi ka punuar mirë me grupin dhe shanset janë të mëdha. Si kurrë më parë Kombëtarja jonë është pranë një kualifikimi historik. Shpresojmë të realizohet, që të përmbushet dëshira e shqiptarëve për pjesëmarrje në një aktivitet të tillë të rëndësishëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh