Igli Allmuça: Dinamo vuan, s’bëhet stërvitja në një orë, por do t’ia dalim (I)

Share Button

Igli-Allmuca-Enkel-Alikaj

Adriatik Balla 05.07.2015 10:15

Futbolli shqiptar njohu një përmirësim jo të vogël këtë sezon që lamë pas, pasi pati rivalitet për titullin dhe natyrisht u shtua numri i skuadrave pretendente. Por, nëse një pjesë e skuadrave ruajnë vazhdimësi, futbollit tonë i mungon njëra prej skuadrave më të mira e më me traditë, Dinamo, e rënë në kategoritë inferiore dhe e “masakruar” nga padrejtësitë, sidomos në aspektin e terreneve sportive. Kompleksi i famshëm i saj, që projektohet prej kohësh si qendër olimpike për ekipet kombëtare të disa disiplinave sportive, nuk gëzon më “autoritetin” e tij të dikurshëm dhe ajo që është më e keqja nuk është më në funksion të Dinamos, por një katrahurë më vete.

Dinamo vuan në shtëpinë e saj dhe ky ka qenë padyshim një turp për politikat sportive në Shqipëri. Dinamovitët stërviten në fushat e tyre kundrejt pagesës dhe në një orar të kufizuar, duke mos pasur shumë mundësi. Duke folur për këto shqetësime, por edhe për ambiciet e tij në krye të Dinamos, trajneri i ri i bluve, Igli Allmuça, thotë se dinamovitët kanë nevojë për kushte dhe këtu nënkupton pikërisht fushën sportive dhe nevojën për të zhvilluar më shumë se një orë stërvitje. Ai ka marrë besimin e presidencës dhe shpreson të ruajë grupin për të pasur një skuadër të konsoliduar dhe për të bërë një sezon të mirë.

Kjo është eksperienca e parë e Allmuçës si trajner dhe ai është i përkushtuar për të bërë më të mirën e tij. Pavarësisht se kushtet nuk janë ideale dhe konkurrenca në Kategorinë e Parë është shumë e fortë, për ish-mesfushorin e disa skuadrave në Kategorinë Superiore ekzistojnë mundësitë që Dinamo të bëjë një sezon të mirë e të shfaqë vlerat e saj. Duke komentuar ecurinë e skuadrave tona në Ligën e Evropës, Allmuça kujtoi se Kukësi e ka hedhur tashmë një hap drejt kualifikimit, ndërsa për Laçin thotë se me lojën që bëri ka ende shpresë për vazhdimësi. Sa i takon Partizanit, Allmuça thotë se në futboll ka edhe të papritura dhe këtë të papritur duhet ta realizojë ekip i kuq.

Kjo është intervista e tij dhënë për të përditshmen “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, kurse dy pjesa e dytë do të vijë nesër.

 

– Keni marrë drejtimin e Dinamos, një skuadër me emër të madh, por në pozita aspak të mira këto vitet e fundit dhe me probleme në infrastrukturë. Ju keni luajtur në të shkuarën me Dinamon, e njihni ambientin dhe karakterin e këtij klubi. Çfarë objektivash keni konkretisht për sezonin e ri?

– Është ende herët për të folur për objektivat sezonalë, pasi jam duke parë fillimisht gjendjen e grupit dhe sa i plotëson ai shijet tona si klub. Objektivat janë pra në varësi të grupit që do të kemi. Pastaj duhet parë se si shkon gara, se në grupin ku ndodhemi ne ka skuadra shumë të forta e që kanë sponsorizim të fuqishëm. Natyrisht, ka dhe ekipe që kanë probleme, pra duhet parë grupi dhe kundërshtarët. Dëshira ime e madhe është që grupi që do të kem në dispozicion të japë maksimumin e tij në fushë dhe të arrijmë të marrim maksimumin në rezultate për cilësinë e grupit që do të kemi.

– Tani është periudhë merkatoje. A ka lëvizur Dinamo në këtë drejtim?

– Besoj se klubi do të afrojë lojtarë, por e rëndësishme për ne në këtë moment është të ruajmë grupin e mëparshëm, ose më saktë bërthamën e grupit të vjetshëm. Plotësimi me lojtarë të tjerë duhet bërë hap pas hapi. Unë dëshiroj lojtarë që punojnë me grupin dhe kanë përkushtim. Nuk ka problem nëse nuk janë emra të mëdhenj e të njohur, rëndësi ka që ata të jenë të përkushtuar dhe të harmonizohen me lojën e grupit. Ne kemi disa lojtarë me eksperiencë, pra janë 7-8 lojtarë që përbëjnë bërthamën e grupit, kurse lojtarët e tjerë do të dëshiroja të jenë energjikë, të punojnë fort me pjesën tjetër të skuadrës. Tani, varet se çfarë rrjedhe do të ketë merkatoja dhe gara në sezonin e ri.

– E keni pasur garancinë e presidencës në këtë nismë?

– Po, po sigurisht. Presidenca i ka zgjidhur mirë situatat. Po të vëresh me kujdes konstatohet ë Dinamo nuk ka probleme dhe kjo është meritë e presidencës që i ka shlyer lojtarët në kohë dhe Dinamo si klub dihet që ka një emër të mirë në këtë drejtim. Nga ana financiare klubi ka qenë korrekt dhe e them me krenari që Dinamo nuk ka probleme të kësaj natyre. Por unë dua të shtoj këtu se kemi pritshmëri të mëdha dhe në fakt duhet të ketë një përkushtim më të madh të strukturave shtetërore në lidhje me fushën. Skuadra ka nevojë për terrene, sidomos për fushën. S’bëhet stërvitja me një orë punë…

– Në ç’mënyrë t’i kthehet…?

– Fusha duhet t’i kthehet Dinamos që ajo të bëjë programin e saj stërvitor sipas parametrave. Nuk mjafton të stërvitesh vetëm një orë, sepse një skuadër kërkon dy seanca stërvitore në ditë nga 1.5-2 orë, ndryshe nuk arrin nivelet e dëshiruara.

– Është kompleksi, por ai shihet për tjetër gjë nga qeveria. A vijon Dinamo të stërvitet aty?

– Gjithçka aty e bëjmë, por unë shpresoj të rregullohet ky problem, të paktën të gjendet hapësira ku ekipi të ushtrojë normalisht programin stërvitor. Te kompleksi ka shumë ngarkesë, por situata mund të zgjidhej po të ndërtohej diçka për Dinamon, sepse janë dhe ekipet e moshave. Ne kemi nevojë të punojmë fort në stërvitje, sepse duam të kemi rezultate, por që të ndodhë kjo nevojitet infrastrukturë.

– FSHF organizon shpesh kurse për trajningun, pra për trajnerët e rinj. A jeni pajisur ju me licencën përkatëse?

– Sigurisht, kam licencën A të UEFA, kurse B-në e kisha marrë më parë. Tani që i hyra kësaj pune, do t’i ndjek dhe këto procedura.

– Keni në plan të luani edhe vetë në fushë, apo keni hequr dorë përfundimisht?

– Jo, jo e kam lënë, nuk mund të kthehem sërish. Jam tërhequr dhe nuk do ta bëj të aktivizohem tek Dinamo. I bie pastaj që të bëjë të dyja, edhe trajnerin edhe lojtarin, gjë që nuk është e drejtë. S’mund t’i bësh të dyja, prandaj jam i përkushtuar të drejtoj grupin me shpresën e rezultateve të mira.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh