AlbanianSport.com 14.06.2016 20:50
ASNN – Hungaria ka mundur Austrinë 2-0 në ndeshjen e vlefshme për grupin F në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Për fitoren e skuadrës hungareze kanë vendosur golat e shënuar nga Szalai e Stiber.
Hungaria ka mundur Austrinë 2-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin F në finalet e Evropianit 2016. Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit Bernd luan më mirë dhe e kërkon më me ngulm golin.
Në minutën e 62-të, një kombinim i bukur i Klainheslerit dhe Szalai sjell edhe golin e parë për hungarezët. Top i saktë, i dhënë nga Klainhesleri dhe goditje e menjëhershme me të djathtën e Szalait që shtang portierin austriak.
Pas katër minutash, Austria mbetet me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Dragoviçit, i cili mbledh kështu kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje. Në minutën e 87-të, Stiber vulos rezultatin në 2-0 për Hungarinë.
Një kundërsulm i shpejtë i skuadrës hungareze, Priskin pason saktë për Stiber dhe i ky i fundit mposht për të dytën herë Almer. Pas kësaj fitoreje, Hungaria merr tri pikët e para në grupin F.